Berisha takim me ambasadorin e Çekisë, diskutime për Shqipërinë dhe rajonin

166
Sigal

Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e Çekisë në Tiranë, Karel Urban.

Me një shënim në Facebook, Berisha shkruan se me të u diskutua gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban!

Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti te falënderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë  Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.

Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur.

Berisha takim me ambasadorin e Çekisë, diskutime për