Rama: Autoritetet kanë adresat e çdo personi që është kthyer nga Italia, të qëndrojnë në shtëpi, ndryshe arrestohen

403
Sigal

Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që janë kthyer 15 ditët e fundit nga Italia dhe nuk po zbatojnë masat për ruajtjen e popullsisë nga koronavirusi.

Në një apel në Facebook, Rama shprehet se autoritetet kanë numrat e telefonit dhe adresat e çdo personi që është kthyer nga vendet dhe zonat e prekura nga koronavirusi, ndaj sot u është dërguar një mesazh mbi penalitetet që i rrezikojnë , nëse nuk zbatojnë vetkarantimin.

Kryeministri Rama në facebook shkruan:

Policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre.

Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga shqipëria pa paguar gjobën!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!

Frikë aspak, kujdes po!