Transportoi me makinë 4 anëtarët e familjes në Fier që rezultuan pozitiv me koronavirus, Bashkia thirrje taksistit: Vetë-izolohu dhe kërko ndihmë mjekësore

418
Sigal

Bashkia e Fierit i ka bërë thirrje taksistit që ka transportuar katër anëtarët e familjes nga Fieri që rezultuan pozitiv me koronavirus, që të vetë-izolohet dhe të kërkojë ndihmë mjekësore.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Bashkia shkruan se familja është transportuar nga Zogu i zi në Dërmënas në datën 3 mars, rreth orës 7:00.

Po ashtu është bërë edhe njëherë apel për qytetarët që të qëndrojnë brenda dhe të kujdesen maksimalisht për higjienën personale.

Postimi i plotë:

Njoftim

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19,

i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e E.S nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetë-izolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:

qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.