Italia kthehet në epiqendrën e koronavirusit. Numri i viktimave shkon në 1266, ndërsa rreth 15 mijë persona janë të infektuar

387
Sigal

Një ndër shtetet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit është Italia.

Raporti i fundit i Mbrojtjes Civile raporton se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 1,266, ku 250 persona kanë ndërruar jetë në një ditë.

Ndërsa 14,955 persona janë të sëmurë dhe 1.439 kanë mundur ta kalojnë me sukses këtë sëmundje.

Tashmë Europa është kthyer në epiqendrën e koronavirusit në botë, me shfaqjen e më shumë rasteve të përditshme në kontinent, sesa kishte Kina në kulmin e shpërthimit të saj, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen siguron ndihmën për Italinë, pasvendimit të marrë nga Presidenti i Republikës Mattarella, i cili tha se “Priten nisma solidariteti, jo lëvizje që mund të pengojnë veprimin e tyre”.