U dyshua se u prek nga koronavirusi, del përgjigjia e analizave të Cristiano Ronaldos

424
Sigal

Cristiano Ronaldo ndodhet në karantinë në shtëpinë e tij në Madira pasi shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmua pozitiv në testet për Koronavirus.

I gjithë klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.

Së fundmi presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka konfirmuar se ylli portugez i Juventusit nuk është infektuar me Koronavirus, teksa u shpreh:

“Unë nuk mund të flas për këtë çëshje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siç duhet dhe në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit”, u shpreh ai.

Pra Cristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus. Nëse do të vazhdojë izolimin futbollisti apo jo mbetet për t’u parë në vazhdim.