Domosdoshmëria e zgjatjes së vetingut, dhe mungesa e analizës hetimore për veprimtarisë 3-vjeçare të kryetares së KPK Genta Bungo

199
Sigal

Deputetët e Kuvendit votuan më 10 shkurt 2022 me 118 vota, për zgjatjen e mandatit të KPK,  megjithëse gjatë këtyre 4 viteve, ky organ ka punuar me ritme të ulëta, e në mungesë eficence. Vetingu apo “ Rivlersimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe kalimi në filtrin e ligjit të ri të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë u mirprit dhe zgjoi shpresën për drejtësinë e munguar në këto 30 vite. Pandëshkueshmëria  nga ana e gjyqësorit të kaluar si dhe largimi i  politikës  nga drejtësia, ishin një garanci për qytetarët se “shpresa nuk vdes kurrë”. Ndaj dhe qëllimi i  këtij ligji i shte dhe është rivlerësimi i  të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një procesi të rregullt, me qëllim që të garantohet një sistem gjyqësor i  pavarur, i  hapur për të gjithë, i  drejtë dhe pa korrupsion, që funksionon me eficiencë dhe me standardet më të larta të ndershmërisë, i ntegritetit, profesionalizmit dhe transparencës dhe se ky projekt ligj është i  bazuar në projekt amendamentet kushtetuese të paraqitura në datën 04 maj 2016 nga ekspertët e Euralius dhe OPDAT në Komisionin e Posaçëm të Kuvendit dhe Ekspertët e Nivelit të Lartë bazuar në rekomandimet e Opinionit të Komsionit të Venecias 824/2015. Në këto kushte faktori ndërkombëtar i  cili ka shpenzuar miliona euro të taksapaguesve të vendeve të tyre i  kërkuan i nstitucionit të lartë të Kuvendit të Shqipërisë të zgjasnin afatin e përfundimit të plotë të vettingut, pasi deri më tani janë kontrolluar afërsisht 50% e të gjithë gjyqëtarëve dhe prokurorëve që janë pjesë e sistemit të hetimit dhe gjykimit. Të gjithë e duan drejtësinë, por këtë drejtësi e duan të jetë e shpejtë, e ndershme në vendimarrje dhe pa ndikijme të faktorëve të ndryshëm. Por a u krye në të vërtetë me hapa të shpejta vetting dhe nëse u shkelën afatet , përse ndodhi një gjë e tillë ? A ka shkaktar dhe një emër të përveçëm në këtë veprimtari ? U vonuan qëllimisht që ata që nuk kishin kaluar të kalonin nëpërmjet organeve të reja të qeverisjes së gjyqësorit sikurse është  KLGJ dhe KLP apo drejtuesit e i nstitucionit të KPK janë të paaftë ? Duhet pranuar fakti që ndryshe nga projeksioni Perëndimor, pritshmëritë e qytetarëve pësuan goditje dhe zhgënjim nga disa prej  anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Institucioni i  KPK në 3 vitet e para u drejtua nga Genta Bungo. Ajo i shte menaxherja, organizatorja dhe truri i  KPK, e cila e futi procesin në udhë pa krye, qëndrimet e sajë i shin tërësisht klienteliste dhe veprimtaria e saj tregojë paaftësi të theksuar profesionale, çka duhej  marrë seriozisht në vëmëndjen jo vetëm të Kuvendit të Shqipërisë por edhe i nstitucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare të monitorimit dhe ambasadave Perëndimore. Pikërisht kjo i shte arsyeja që 140 votat e deputetëve të Kuvendit shteruan duke humbur  besimin e një pjese të ligjvënësve shqiptarë, përfaqësues të popullit. Shumë nga deputetët votuan kundra dhe një pjesë apstenuan, jo se nuk e duan reformën, por se nuk besojnë të përgjegjshmëria dhe veprimtaria e Genta Bungos.  Kishte shumë deputetë që humbën besimin tek Genta Bungo dhe një pjesë e KPK-së, sikurse është “pazarxhiu” Olsi Komici i  proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion  e vërtetuar me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor me Nr 728 datë 07.05.2010, dhe që është marrë si i  pandehur për zullumet në  Komisionin e Kthimit të Pronave, ALUIZMI-n dhe “gjynahet” që nuk treten kollajë tek Avokati i  Popullit. Mes tyre i shte edhe i sh-Kryetari i  KLSH, Bujar Leskaj që ka zbuluar shumë skandale duke çuar para drejtësisë me qindra drejtues të i nstitucioneve shqiptare dhe anëtarë të komisioneve të prokurimeve dhe PPP.

Leskaj zbardhi gjatë një i nterviste edhe arsyet përse i shte mosbesues duke theksuar se: “ 1 gjyqtar, ka marrë më pak se 1 vendim në muaj, ndërkohë që vendimmarrja e kolegëve evropianë është 20 herë më e lartë. Sipas tij, deputetët duhej të merrnin parasysh këto shifra skandaloze, para se ta votonin në bllok”. Pra kjo është edhe e vërteta dhe që gazeta Telegraf ka pasqyruar me qëllimin e mirë dhe shqetësimin qytetar prej mëse 2 vitesh në shkrimet e saj, por edhe duke paralajmëruar se me një drejtuese KPK si  Genta Bungo, proçesi do futej në ngërç prej mungesës së profesionalizmit dhe klientelizmit apsolut, duke dëmtuar rëndë i mazhin e qytetarëve dhe faktorit Perëndimor. Ndaj zgjatja e mandatit të organeve të vetingut në drejtësi përveç miratimit nga deputetët duhej të shoqërohej edhe me një analizë të thelluar, se si ka funksionuar në këto 4 vite, ku në 3 vite është drejtuar nga Genta Bungo, e cila  misionin për vettingun duhej ta kishte më të madhë se dëshirat në lokalet e peshkut të Elbasanit.  Përllogaritja aritmetike, na tregoi ritmet e ulëta të punës së KPK, gjatë kohës që drejtohej nga Genta Bungo, ku një gjyqtar ka marrë më pak se 1 vendim në muaj, ndërkohë që vendimmarrja e kolegëve evropianë është 20-fish më e lartë. Janë pikërisht këto shifra, që duhej t’i bënin deputet të ndalonin, duke  bërë më parë një analizë, të referohen ndryshimet vërtet të nevojshme dhe pastaj të votonin ndryshimet në Kushtetutë.