Qyteti i izoluar; fshati “mbledhka” dhe raki nëpër miqtë

645
Sigal

Banorët e fshatit: Shtëpitë tona bjenë erë ujë e sapun

Nga vepror Hasani

 Banorët e qyteteve të qarkut Korçë, ku përfshihen Korça, Pogradeci, Bilishti, Erseka, Leskoviku dhe Maliqi, vijojnë të respektojnë rregullat e ndalim-qarkullimit, u përshtaten atyre sa herë ndryshojnë, (shtohen ose paksohen orët e kufizimeve), pavarësisht nga tentativat e personave të veçantë për t’i shkeluar ato, por edhe këto raste nuk janë të shpeshta, pasi dënimet me gjobë i frenojnë njerëzit të ndërmarrin iniciativa të tilla, kur janë pa punë dhe në ditë epidemie. Por krejt ndryshe ndodh nëpër fshatra, njerëzit lëvizin të lirshëm gjatë gjithë ditës, sepse u duhet të kujdesen për token, për të mbjellat, për bagëtinë dhe ushqimin e tyre, shpesh edhe për të siguruar edhe ujin e pijshëm, pasi ka fshatra që e marrin ujin nga burimet. Dhe kur i përfundojnë të gjitha këto, që ata i quajnë detyrime të ditës, mblidhen te një nga miqtë e tyre, thejsht për muhabet, për kafe, luajnë shah apo domino, ose mblidhen enkas për për aheng  ku pihet raki dhe këndohen këngë. Këto raste banorët e Korçës i quajnë ndryshe “mbledhka”, që do të thotë nëse  sot jemi tek ty, nesër jemi te tjetri, e këshu me radhë në të gjithë shokët e miqtë. Madje nga informacionet tona,  banorët e fshatit nuk mbajnë as doreza  dhe as maska, sepse nuk mund të vihet te lopa me doreza e t’i vësh ushqimin në grazhd. Por edhe pse ndodh kështu deri më sot në asnjë fshat nuk ka patur raste të evidentuar me koronavirus.

Pastrojmë gjithçka, dhe asgjë tjetër

Jemi të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që thuhet në televizione prej specialistëve, dhe bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i realizuar ato, – na thonë dy banorë nga Pojani i Korçës, – nuk mbajmë maska si në qytet, sepse kur nuk je i sëmurë nuk ke pse të mbash as maska dhe as doreza sepse ato kontaminohen. Por të rrish brenda për një kohë të gjatë dhe pa takuar askënd është e vështirë sepse njerëzit kanë nevojë të bisedojnë të pyesin njëri-tjetrin për shëndetin dhe për punët,  ndryshe njeriu çmendet, prandaj quhet qenie shoqërore. Por, gjithashtu duhet thënë se nga mëngjesi në darkë mbajmë gjithçka pastër, përfshi këtu edhe tavolinat, karriget, ballkoni korridori etj, përdorim ujë të nxehtë, klor dhe alkool, brenda banesave bie erë ujë dhe sapun.  Virusi “corona” vetëm po të jetë “përbindësh”, mund të kalojë përmes klorit. Edhe hapësirat pubike, ambientet publike, udhët e fshatit,  kazanët e plehrave etj i kemi dezinfektuar.  Ajrin e kemi të pastër, fshati ngjason me një kështjellë prej klori. Megjithatë, pavarësisht çfarë ndodh në fshat, gjë që dihet nga të gjithë, sepse nuk ka as policsë dhe as inspektorë që mund të kontrollojnë të gjitha fshatrat e qarkut, të cilat gjenden në çdo cep të këtij teritori, madje edhe atje ku nuk shkon makina, sërish duhet treguar kujdes, madje të ketë edhe kontrolle të hërëpashesrshme.

Jemi të informuar

Gjithashtu edhe nga specialistët na është thënë të mos përdorim doreza dhe maska plastike nëse nuk jemi të prekur nga koronavirusi, pasi sipas tyre, dorezat janë për personelin mjekësor. Ato nuk mund të mbahen gjatë gjithë kohës që na lejohet të dalim lirshëm në qytet apo në fshat, ashtu siç muk mund të pëdoren as në pazar sepse dorezat plastike kontaminohen. Gjithsesi, edhe spas banorëve të fshatrave, këshilla më e mirë vijon të mbetet qëndrimi në shtëpi, ruajtja e disatancave kur dalim shëtitje, pasi siç po theksohet së fundim, virusi jeton edhe në ajër për disa orë, por më së shumti duhet t’i kushtojmë rëndësi higjenës personale dhe qëndrimit në shtëpi, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve  këshillat e specialistëve na janë bërë si një  përallë që na i tregonte gjyshja çdo natë.