Rriten temperaturat, si parashikohet moti për sot

154
Sigal

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në territor, duke bërë që të përfshihen nga vranësirat dhe zona e ulët. Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Republika e Kosovës do të vijoj të jetë ne mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në vend kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku pasditja dhe mbrëmja do ti theksojnë vranësirat në një pjesë të mirë të territorit. Parashikohet që kthjellimet të jenë me të dukshme në Jugperëndim të Kosovës

Paraditja në MV do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por herë pas herë do të ketë vranësira kalimtare. Parashikohet që në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat gradualisht të shtohen në territorin e MV, por nuk do të sjellin reshje në vend.

Europa Lindore mbetet në ndikimin e reshjeve të dëborës. Po ashtu me mot të paqëndrueshëm do të jetë  Britania e Madhe, pjesërisht Europa Qëndrore dhe Gadishulli Iberik, ku pritet të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Skandinavia dhe Europa Juglindore parashikohet të jenë në dominimin e kushteve të qëndrushme atmosferik.