FOTOT/ Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua. Si ishte improvizuar sharra dhe televizori si mjet komunikimi

183
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar mbrëmjen e të premtes rreth orës 22.50 një operacion në burgun e Fierit pas informacioneve të marra në rrugë operative “se brenda institucionit mund të kishte lëndë narkotike”.

Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale.

Pas kontrollit dhe në ambientet e përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike.

13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.

FOTOT/ Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua. Si

FOTOT/ Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua. Si

FOTOT/ Kontrolle në burgun e Fierit, ja çfarë u zbulua. Si