Skandali/ Drejtoria e Koncesioneve nis procedurat për dyfishimin e tarifave në pika e karburanteve, kjo rrit me tej çmimin e naftës

 

Çmimi i këtij shërbimi për pronarët e karburanteve do të shkojë në 28 mijë lekë në vit për çdo pompë, nga 14 mijë lekë që është aktualisht. Por kjo do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimit të naftës

Teksa çmimi i karburanteve ka kapur stratosferën, një tjetër barrë falë qeverisë i shtohet shqiptarëve mbi shpatulla. Një çmenduri e vërtetë po ndodh në Ministrinë e Financave ku me Drejtorinë e Koncesioneve kanë nisur procedurat për të dyfishuar tarifat e kontrollit të pompave në pikat e karburanteve.

Sigal

Çmimi i këtij shërbimi për pronarët e karburanteve do të shkojë në 28 mijë lekë në vit për çdo pompë, nga 14 mijë lekë që është aktualisht. Shërbimi i kontrollit të pompave të karburanteve është dhënë me koncesion nga qeveria tek kompania NOA Control e Gentjan Sulës, e cila do të vjelë shoqëritë e karburanteve.

Por kjo do të çojë në rritje të mëtejshme të çmimit të naftës për qytetarët dhe për rrjedhojë do të zhvaten dyfish xhepat e shqiptarëve, para që do të futen në xhepin e qeverisë dhe koncesionarit.

Kompania NOA Control dha një ofertë të pakërkuar për këtë koncesion në vitin 2016 kur në krye të MF ka qenë Milva Ikonomi. Ky shërbim ofrohej falas nga shteti. Fitimi nga ky koncesion 20-vjeçar për Sulën pritet të jetë mbi 50 milionë euro.

Koncesioni ka të bëjë me kontrollin e garantimit për saktësinë e karburantit që shitet për klientët. KLSH ka nxjerrë blof qeverinë në një raport të fundit ku ka konstatuar se mungon një ekspert metrolog për të monitoruar zbatimin e kontratës.Privati ka fituar të drejta për të gjobitur bizneset abuzuese me dorë të lirë, kompetencë kjo që supozohej të ishte e organeve shtetërore dhe të kalonte në filtra të tillë.

Nësë fitimet e parashikuara nuk arrihen, shteti do të mbajë rreziqet financiare ndërsa koncesionari vetëm rrezikun e investimit.

Ky koncesion u bë me qëllim fiktiv përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes së konsumatorit, por gjetjet e kontratës zbulojnë se në fakt vetëm ka hequr kompetenca nga vetja duke ia dhënë privatit, ndërsa tregu mbetet totalisht i pamonitoruar.Në stacionet e karburanteve përllogariten rreth 25 mijë pompa. 3.4 MLN € në vit do të jetë barra e shtuar për shqiptarët duke përfshirë dhe efektin e tatimit mbi vlerën e shtuar.Më shumë se 110 lekë shkojnë taksat për 1L karburant. Ky vendim shtrëngon bizneset duke pasqyruar çmimin tek qytetarët të cilëve qeveria dhe koncesionari ua kanë vënë lakun në fyt.Çmimi i naftës po arrin gati 200 Lekë/litri…