Nga Ilir Meta/
𝐋𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣!
Unë i dua Benit!
Uroj të jesh më mirë nga Zvicra dhe fëmijët e familjes janë në këto kohë interesante që po jetojmë!
Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që është rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç e ka parë dhe falenderoj për qëndrimin që ka mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.
Por ajo që ke parë t’i dashur është një episod fare i shkurtër se ata kapin maskëzinj e kishin bllokuar trafikun nja 200 metra para makinave.
Nuk po kuptonim ç’po ndodhte i dashur!
Janë banditë që po hasen të rrëmbejnë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?
E kështu i dashur kaluan 15 minuta duke parë me çudi se çfarë do ndodhte. Nuk lanë makinë para nesh pa hapur dyer e bagazhe e bërë sikur kontrollonin me automatikë të rëndë këta kapuçonët maskëzinj.
Kur ia mbërrijnë te makina ime.
Unë isha ulur në vend të parë ku rrinë të gjithë shokët dhe shoferët e një punonjësi të Partisë së Lirisë. Pohesha nga Prevalla dhe shoqëruesit dhe shoferët e Gardës kanë mbetur të rrinin me familjet e tyre për fundjavë.
Kur shoh unë kapuçonët e zinj me automatikë drejt meje e duke ulëritur si të droguar: “Kriminel hajde me ne se jemi Policia”.
Epo thashë unë ngaqë këta kanë futur plot mallistë në polici dhe unë isha me bluzën e “Celtic FC” veshur dhe në vend të parë mos po u ngjaj me ndonjë kriminel dhe nuk e din se kush jam.
“Jam Ilir Meta në thashë, ish-President i Republikës dhe ruhem nga Garda e Republikës”.
“Ti je kriminel, – thanë kapuçonët e zinj, – e do vish me ne te Policia se je i arrestuar”.
“Shumë mirë, – u thashë unë, – ku keni urdhër-arrestin?”
“Çfarë urdhër-arresti do ti bandit”, – thanë ata.
“Po ju kush jeni ju?”, – ata unë.
“Pse ty do të japim llogari?”, – ulëritën ata.
Vetëm kapuçonë të zinj Beni, maska të zeza e si numra identifikimi e tjetër.
M’u kujtuan brigadat terroriste që rrëmbyen Aldo Moron se e kam parë edhe atje në mes të Romës. Edhe ata me uniforma policie e rrëmbyen.
“Qëndro edhe pak”, – thashë vete, – “sa të vijë politika”, dhe vendos në sedilen e duart për paqësore.
Kur ata hynë me automatikë të rëndë nga para e mbrapa e kush të ulërinte më shumë, siç e ke parë. Pastaj më futën në një makinë me targa private.
Epo thashë me vte më rrëmbeu banda e inceneratorëve ndaj nuk u duk edhe Policia.
Kur “fatmirësisht” mbërrij te Policia e Tiranës. “Epo gjysma e së keqes”, – thashë, “se tani do sqarohet çdo keqkuptim”.
Më futën në një zyrë ku takova nja dy policë dhe u them: “Ore, mos më kanë ngatërruar ata djemtë?”
“Jo, jo, – thanë, – ata për ju kanë urdhër-arrest nga vet Altin Dumani”.
“Po e kam urdhrin?, – u them, – se ata jo urdhër që s’më treguan por as nuk u prezantuan dhe identifikuan”.
“Ja, – thanë ata, – se do vijë shef Tonini të të sqarojë”.
E që thua ti, pas nja 10 minutash vjen shef Tonini, i cili u soll shumë mirë të them të drejtën, si atëherë kur isha Kryeministër.
“Do një kafe, – më tha plotë mirësjellje mbase edhe me merakun për të mbledhur veten.
“Jo, jo, – i thashë unë, – se pas orës 12:00 nuk pi kafe”.
“Po mirë, – më tha, – pimë nga një cigare”.
“Patjetër, – i them unë, – po ajo fleta e arrestit ku është?”
“Besoj, – tha, – se nuk do vonohen shumë ata të Policisë Gjyqësore dhe BKH se ata e kanë ne nuk dinim gjë”.
Ndërkohë mbërriti edhe avokat Gjokutaj i lajmëruar nga mediat. “Ku është fletë-arresti?”, – pyeti edhe avokati.
“Ja, do presim edhe ca, – thanë ata, – se nuk do vonojmë shumë”.
E që të most ë lodh më tej se boll u lodhe dhe ti duke dëgjuar këto sukseset me hapjet e kapitujve me BE-në, pas më shumë se dy orësh na erdhi fletë-arresti në Polici.
“Epo faleminderit, – thamë, – gjysma e të keqes se Policia jonë na arrestoi në fund të fundit”.
Filloi një jetë e re shumë interesante.
Në bllokun e sigurisë më thanë: “ka ardhur avokati të të takojë”.
“Ç’ne Genci?, – thashë unë, se ne ishim ndarë për atë ditë. “Mbase ka ndonjë haber”, – thashë. Por ishte një avokat tjetër i pakërkuar nga unë, dashamirës, e më solli letrën e një të afërmit tim.
Pak a shumë teksti ishte: “Mbahu i fortë se do kalojë dhe kemi folur me Hulusiun që të shkosh te Spitali i Burgut që sot”.
“Po kjo çudi?”, – thashë me vete. Edhe mbahu i fortë edhe shko që sot te Spitali i Burgut sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.
Mata tensionin, 7-11. E falenderova letërprurësin dhe i dhashë një pusullë për letërdërguesin.
Pas dy ditësh, u bëra banor i 313-ës i dashur! Kur hyra dëgjoja plot thirrje “Rama Ik”.
Kështu që nisi mbarë.
Sa u ambientova unë filluan të më thonë, shiko se këtu janë kushtet e vështira ndaj po deshe shko në Fier ose në Durrës ose ku të duash.
“Mua, – u them, – kushtet më duken fantastike po inshallah ka palestër”.
“Ah jo, – thanë, – andej ka palestra, këtu ju”.
“Po çfarë ka këtu?, – i pyes unë.
“Vetëm ping-pong dhe volejboll”.
“Mrekulli, – u them unë, se ti e di që unë 8-vjeçaren e kam bërë te “Fan Noli” dhe ne të gjithë mësuesit e fizkulturës i kishin volejbollistët e Dinamos që nga Nard Tase i famshëm e Beriolli e në fundin e tij e mbaj mend edhe legjendën, Asllan Rusi.
“Shumë mirë, – thanë, – por duhet të bësh kërkesë me shkim te edukimi”. Bëra kërkesat unë e fatmirësisht ping-pongu u miratua ndërsa volejbolli jo. “Po pse?, – u them unë. “Është porosi nga lart për arsye sigurine”, – thanë.
Epo gjysma e së keqes thashë, të paktën kam ping-pongun që në orën 08:00 të mëngjesit. Por për arsye “sigurie” vetëm 3-4 shqiptarë mund të luanin me mua, të tjerët ishin nigerianë, italianë dhe nga Bregu i Fildishtë.
E di ti i dashur Beni, që ma hoqën edhe ping-pongun?
Më thërrasin para tre javësh para një komisioni tepër të gjerë dhe serioz. “A ka mundësi, – më thanë, – të firmosësh këtu që je prezent?”. “Patjetër, – u them, – përderisa jam present”.
“Dëgjo, – tha kryesori, – para dy netësh ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. “Ndonjë akt terrorist?”, – i pyes unë.
“Në orën 20:20 ju keni dalë nga infermieria për të shkuar në dhomën tuaj”.
“Po, – i them unë, – e saktë, se matim tensionin dhe ai nuk na lëviz gjithmonë 7-11.”
“Po flas seriozisht!”, – më tha mua. “Edhe unë seriozisht ju fola se sa herë na e masin tensionin edhe e shënojnë”, – i them unë.
“Jo, jo, – tha, – para se të hyje në dhomë (pra qeli), ke shkelur rëndë rregulloren e burgut se ke folur në telefon”.
“Po unë me telefonin e burgut fola”, – i thashë.
“Po, – tha, – por nuk lejohet të flitet pas orës 20:00”. “E di, – i them, – por ngaqë flasin të tjerët mua gjithmonë më kanë lënë në fund dhe unë kam folur edhe pas orës 20:00. Mos jeni shqetësuar, – i pyes, – pse iu përgjigja pyetjeve të gazetares Beti Njuma përmes telefonit të Tedi Blushit që është i regjistruar”.
“Jo, jo, – thanë, – nuk ka lidhje me intervistën por është shkelje e rëndë të flasësh pas orës 20:00”.
“Po dakord, – u them unë, – tani që e mësova nuk do e përsëris më. Por ju lutem vini një njoftim në krah të telefonit, që ta shohin të gjithë”.
“Pra ti e pranon këtë shkelje?”, – thanë. “Po, – u them, – e pranoj”. Panë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj njëri kumtoi plot solemnitet: “Komisioni njëzëri vendosi t’ju ndalojë ushtrimet e përbashkëta fizike”.
“Po unë volejbollin të ndaluar e kam”, – u them. “Jo, jo, ping-pongun”, – thanë ata. “Dakord!”, – u them unë dhe iki.
Më e bukura Beni ishte ditën tjetër në mëngjes. Troket qelia dhe shoh juristin e burgut. Në dorë mbante disa letra. Epo thashë unë do ketë ndonjë letër nga SPAK-u ky. Kur ai ma zgjat e më thotë: “Të lutem njihu me vendimin e shkruar që mori Komisioni dje”. “Po ç’më duhet vendimi, – i them, – unë e kam të qartë që 10 ditë nuk do luaj ping-pong”.
“Por ti ke të drejtë të bësh ankesë, – më tha, – për këtë vendim nëse nuk je dakord Brenda 15 ditëve”.
E kupton i dashur Beni sa zemërgjerë janë?
Të japin kohë të ankohesh edhe pasi ta kesh kryer dënimin.
“Jo, jo, – i thashë, – faleminderit. Vendimi ishte i drejtë dhe shkelja shumë e rëndë ndaj nuk do ankohem”.
Më e bukura Beni, më erdhën dje paradite e më thanë: “Po pati mundësi, bëhu gati se po të pret Komisioni”. “Cili Komision?”, – pyes unë. “Komisioni Disiplinor”, – tha zotëria.
Mos më kanë ngatërruar thashë unë me vete se unë ndonjë shkelje të rëndë nuk kam bërë. Kur shkoj unë përsëri i njëjti Komision hijerëndë.
“A mund të firmosësh këtu që je prezent?” “Prit, – u thashë, – ta lexoj me kujdes këtë shkresën se nuk i hedh kollaj unë firmat”.
Aty lexova edhe një pikë, që nuk nuk do vetë, çështjen e ndjek avokati. E firmosa unë.
“Dëgjo, – më thotë njëri, – ka ndodhur një shkelje e rëndë”. “Prapë?”, – i pyes unë, – Po unë nuk kam folur më pas orës 20:00”. “Jo, jo, – thanë, – por për të dhënë intervista me gazetarë duhet marrë leje e posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.
“Po unë fola me avokatin tim, Z. Cakrani, ai qëlloi në studio dhe gazetarja bëri disa pyetje dhe unë iu përgjigja. Liria e shprehjes është në Kushtetutë.”, – ju thashë.
“Ashtu është, – thanë ata, – ka Kushtetutë, por ka edhe një rregullore”.
“Rregullore që na ndalon fjalën e lirë? Pastaj unë, doni apo nuk doni ju, Hulusiun dhe ma nalt, unë jam Kryetar Partie dhe fjalën nuk ma heq dot njeri. Por, – u thashë, – do lë avokatin tim të merret me këtë çështje se ai e di edhe Kushtetutën edhe ligjin edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
Largohem unë i dashur Beni e bëhesha gati të takoja motrën me tre fëmijët pas 3 javësh se dy javë rresht pas intervistës te Beti Njuma, nuk i linin të takoheshin kur çdo i paraburgosur e ka të garantuar një takim në javë me familjen.
Më kishte marrë malli për të katër, por sidomos për motrën e cila kujdeset edhe për të dy prindërit e sëmurë që nuk i kam parë prej 9 muajsh.
Kur hyj unë te dhoma e takimit ishin tre e jo katër. Mungonte Besari, djali. “Po Besi, – u them unë, – ku është apo nuk e ka marrë malli?”
“Besi është përjashta”, – thanë. “Jashtë shtetit?”, – i pyes unë. “Jo mo jo, jashtë burgut”.
“Po pse?”, – i pyes.
“Po na thanë që nuk lejohen sipas rregullores të hyjnë 4 të afërm, por vetëm 3”. Ndaj njëri duhet të mos hyjë dhe Besi si kavalier u kishte thënë hyni ju dhe po pres unë jashtë”.
Pra për 8 muaj kishin shkelur rregulloren e burgut duke i lejuar të 4-ët të vinin. Ndërsa tani jo.
Pak ditë më parë ishim në GJKKO për të verifikuar se ç’hetime kishte bërë SPAK-u këto 8 muaj për mua meqënëse SPAK-u nuk e kishte bërë punën e tij sipas ligjit për t’i raportuar gjykatës çdo dy muaj.
Nejse, folën ata, folëm ne, hyri gjykatësi te dhoma e “komandimit” dhe afërmendsh ajo që dihet.
Meqënëse ishin shpërndarë dizinformacione nga SPAK-u unë njoftoj në rrjete sociale një konferencë shtypi me gazetarët ditën tjetër, në ora 11:00. Kur çohem në mëngjes unë shikoja që mua nuk më punonte pini i telefonit. Pashë të tjerëve, u punonte.
Shkoj unë te Edukimi dhe u them: “Pse mua nuk më punon pini?”
Sa keq e kam ndjerë veten i dashur Beni, se një “black out” total i sinjalit për të gjithë, për tërë ditën.
Mirë konferenca na iku, po morëm në qafë edhe shumë të tjerë i dashur që nuk floën me familjet e tyre.
Ndërkohë kanë 2 ditë më kanë bllokuar lidhjet në telefon me Tedi Blushin që është i vetmi i Partisë së Lirisë në disa vende janë familjet dhe avokatët.
Po ka edhe më keq i dashur!
E pe çfarë i bën kolegut të tyre, Erionit? I futën celularët dhe e përgjonin edhe. Shokë ideali, s’ke ç’tu thuash!
Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të bënin kokën për inceneratorin e mirëkuptova.
Ndërsa kur të dëgjojë të Çim Peka në u binda që donin të arrestonin për ato që s’kenë pranuar të firmoseshin për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.
Po je aktor i madh sidoqoftë!
E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta te merrje Dekretin si Ministri per Rindertimin dhe Pandemine? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të bëjë ai, etj etj.”
Ti e dijë ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tjera të tjera që atëherë.
Kaq i dashur, si letër e parë!
Do të dëgjohemi së shpejti!