Muharem Meko: O njerëz të mirë…mos bëni sikur nuk e dini se kush “i frymëzon” protestat !

Per hir te se vertetes e me të drejtën e zotit, pyetjet se kush është koka e kësaj lëvizjeje te gjerë e kaq te embel , por njekohesisht helme e zeher e hidhur, per mishngrenesit e ketij populli, me qendër Bulevardin “Dëshmorët e Kombit e qe po shtrihet ca nga ca ne qytet kryesore te shqiperise , janë mëse legjitime e të justifikuara !
…perndryshe do t’ua leme njerezve te rastit qe t’ i bien gjoksit e te marin atribute … siç edhe ka ndodhur rendom ne historine tone kombetare ; kur te tjeret kane sakrifikuar e te tjerret kane gezuar e shijuar frytet !

Kesaj here, kur po shikoj edhe fëmijët 5 vjeçarë ne krye te protestes, eshte mire e pa humbur kohe
t’i identifikojme emrat e ” heronjve ” batakçinj qe e sollen deri ne kete derexhe situaten e vendit te lodhur , ne menyre qe te mos u japim mundesine Salinjeve e Pallosheve te rrinj te spekullojne e te mbledhin me pas frytet, te rahin gjoksin e te gllaberojne gjithe benifitet qe burojne prej saj, te mbledhin e te qeverisin me injorante e çingije !

NOA

Kemi nje eksperience tejet te hidhur ne historine tone te larget e te afert ne kete aspekt, madje si rrallekush ne planet, nderkohe qe kjo e sotmja qe po ndodh, ketij populli fakir i ka ngrënë jo pak kohë ; relativisht të gjatë… rreth 35 vjet !
… po me mire von, se sa kurre !
Shkurt; u duhet dhene haku strategëve zullumqare e te pabese që mënëfund ja aritën ditës … sepse janë personazhet vip e per me teper te identifikuar si e keqia me e madhe e ketij vendi .
– Ooo milet !
Mos bëni sikur nuk i njihni autorët e vërtetë e as mos prisni qe une t iu bej ndonje surprize ; u kanë mbirë në sy…janë ata që po thellojnë udhën e spakut !
Ku spikasin Sala e Balukja; Gita e Karçinarja, ai topja me kapele republike ne koken e tij bosh, qe shkon pas bytheve te fishkura te Saliut – Lali Eri, Zeni- Gysi, Çyrbet… por edhe plotë sozi te tyre e sidomos , padrinot e tyre !
Mos degjoni “te infiltruarit ” qe nen ze, neper tv e fb, peshperisin;
– I gjati, po na çon ne Europe…!
As ata qe kuisin, nen e mbi rruge ;
– Lexhenda ka trembedhjet vjet qe s’ po qeveris !

E pra ,këta janë vet elita që prapa u vjen historia e turpit e neverise !

…vepër e tyre është edhe era e qelbur e atij llumit që kutërbon vendin; salla me 140 karige, medemek perfaqesuesit e tij , analfabet/ e te postuara neper zarfat e felliqur; … me “izen” e bandave, apo firmat e Sorekave e Co !
Apo edhe zyrat e shtetit të ketij populli fatkeq…ketij populli me duart kryq e kasollet, bosh, mbushur me analfabete e deri ministreshka, pa kurrefare vlere !
Këta pra , keta janë ” fitili” që i dhanë zjarr barotit, ku po ngrohin duart të mirë e të liq, shqiptarët fatkeq apo edhe të huaj sehirxhinj …që ” na duan” shumë ; ” turistë” të rastit, apo zjarrvënës të paguar !

Ishalla digjen e perzhiten ne ate flakadan, keta batakçinj; te shpetonim ç mund te shpetonim !

P.S… si perhere e gjate gjithe jetes time, ka patur vlere e jam udhehequr nga ajo thenia emblematike e latinit të hershëm;- t’ i japim Çezarit, ç’i takon Çezarit !