Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Përse s’më le në heshtjen time

 

Përse s’më le në heshtjen time,

NOA

në gjumë të thellë ku më la fati.

Kjo jetë më mbyti me zhgënjme

dhe hijen si një re e zgjati.

Sa vite të kisha harruar,

as emrin s’ta solla ndërmend.

Tani çfarë pate që qenke zgjuar

dhe emrin tim zë e përmend.

Po ç’të të thotë një plak i thinjur

që dhe kujtesa e ka lënë.

Me veten shpesh zënur e grindur

edhe vetë gjumi e ka përzënë.

Ti ke të drejtë dhe të më shash

të thuash dhe fjalën e fundit,

se unë e mora avash-avash

dhe ti me shpejtësinë e plumbit.

Kështu qe thënë e di kam faj,

por tani nuk ndryshon kjo punë.

Në daç më vri,në daç më shaj,

kam ngelë burim pa një pikë ujë.

Edhe tani që të shikoj

dhe të kam pranë sa një qerpik.

Të lutem për ty s’egzistoj,

nuk di ç’të them përse ndjej frikë.

Kështu të ndodh me një sy-fjetur,

me një gojë-kyçur,një guak.

Sahati aty paska mbetur,

por s’është e thënë ta lexoj pak.

Përse s’më le në heshtjen time,

të vdisja pa ditur asgjë.

Një mëkatar sjell veç zhgënjime

edhe prapë vetëm po të lë.

Riza Çato

E braktisëm fshatin

(Tekst për këngë)

E braktisëm fshatin,

ikëm pa u gdhirë,

Dhe provuam fatin,

për jetë më të mirë.

Po fati s’na qeshi,

jo nuk ishte diell.

Bëri me ne ç’deshi,

hënë s’kishte në qiell.

Kurbetin kërkuam,

nuk kishim rrugë tjetër.

Ikëm,fluturuam,

të rinj e të vjetër.

Shkelëm amanetin,

ngelëm pemë pa rrënjë.

E kaluam detin,

pa gjumë e pa ngrënë.

Ngelëm shokë ngelëm,

si zogj pa fole.

Këtej dheu i huaj,

andej pa atdhe.