Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Rritu Blerinë, rritu!

508
Sigal

Rritu Blerinë, rritu!
Nuk ka kohë tashmë për mallëngjim.
Erdhi, iku dashuria e të fali një kujtim.
Foshnja jote s’mund të ishte një gabim.
Zoti ta ka sjellë këtë mrekulli.
E shikon?… Ka nevojë për dashuri.

Rritu Blerinë, rritu!
Mbrëmjeve tashmë ti nuk del dot.
Nuk është më ai që priste gjatë nën portë.
Po një ngushëllim ta solli i madhi Zot.
Një engjëllush që qan e nuk njeh lot.
Mos e ler’ kurrë vetëm, për asgjë në botë.

Sot e tutje ti do të kesh një mik special.
Lumturinë do të ta sjellë ai, i bukuri djalë.
Edhe në s’të tha askush një herë më fal.
Prapë dikë që të të dojë përjetë do të kesh.
Tek ai imazhin më të bukur do të gjesh.
Dashuria brenda tij e bën të qesh.

Rritu Blerinë, rritu!
Edhe pema që është pemë rritet e nxjerr fletë
E çdo qenie vjen një ditë e jep frutin e vet.
Foshnja jote një gabim nuk mund të jetë.
Zoti të ka sjellë një mrekulli.
E ka një at edhe ai.E quajnë dashuri.

Rritu Blerinë, rritu!
Ç’ditë e bukur qenka kjo që niska sot!
Ndaj beso vogëlushe, fshiji ata lot!
Mundet prapë dikush të pret aty nën portë.
Merre djalin, zbriti shkallët… Kush e di…
Jepi një baba Blerinë! E quajnë dashuri.