Suplementi Pena Shqiptare/ Veprore Xhaja; Habitem

 

HABITEM..

NOA

.

Habitem çfarë po shoh, një.mace rri shtrirë,

Sipër saj qetë -qetë, një këlysh duke pirë.

.

Dhe Kokoja nën ballkon, gjerë e gjatë shtrirë rrinte,

Sipër saj qetë – qetë, një kotole qumësht pinte.

.

Them me vete, ç’është kështu, sa paska ndryshuar geni.!Pi këlyshi qumësht mace, kotelja pi qumësht qeni.

 

TI QENDRON NE POEZI.

.

E lë mallin të mallohet në gëzohet nuk e di.

Se dhe malli qesh e qan,si njeri, si unë e ti…

.

Thinjet malli duke pritur, moti – motin e përcjell.

Ikin vitet me dekada,kur serish përpara del..

.

Del përpara si atëherë ,se çfarë thua unë e di..

Se qendroj në ëndrrën tënde ,kurse ti në poezi.