Kamza mbetet blu, numërohen kutitë e fundit, Mziu drejt fitores

459
Demokratet kane nisur festen e fitores. Kanë mbetur mbetur edhe 5 QV e fundit për tu numëruar që bashkia e Kamzës të çertifikojë kryebashkiakun e ri që do të administrojë bashkinë e re për katër vitet e ardhshme. Paskuqani tashmë ka përmbyllur numërimin dhe mbetet zona e Kamzës.
Kryebashkiaku në detyrë dhe kandidat për të rimarrë drejtimin e Kamzës, Xhelal Mziu vijon të ruajë një avantazh me 2437 vota ndaj kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Safet Gjici.
Të dhënat deri në orën 13:20 të mëngjesit të sotëm flasin për 22.923 vota për Mziun dhe 20.486 vota për Gjicin.
Sigal