Akuzohet se vrau kunatin e tij, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen për Klajdi Shundin

192
Sigal

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet e ka dërguar për gjykim Klajdi Shundin, të riun që dyshohet se vrau kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve.

Ndaj Shundit, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda.

Ky i fundit, edhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.