Vojo Bregu: Skema e rimbursimit të naftës e për fermerët e dështuar, manovër për deformimin e votës, nga 70 mijë kanë aplikuar 11.400

222
Sigal

 

Përshëndetje!

Prej 15 janarit qeveria ka hapur skemën mbështetëse për fermerët lidhur me rimbursimin e naftës. Sot është afati i fundit për çdo fermer që të aplikojë pranë E-Albanias.

Megjithëse një nga premtimet më të mëdha të qeverisë ‘Rama 2’ kjo skemë po tentohet të aplikohet vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Sipas shifrave zyrtare të qeverisë dhe ministrisë së Bujqësisë nga kjo skemë do të përfitonin vetëm fermerët të cilët janë të pajisur me NIPT.
Video Ramës.
Përtëj propagandës së qeverisë, megjithësë numri i fermerëve është më i madh se 70 mijë, qeveria ka vendosur të rimbursojë vetëm ata fermerë që janë të pajisur me NIPT. Dhe për këto 70 mijë fermerë, qeveria ka vendosur kritere të tjera, të cilat për një pjesë të madhe të janë të pamundura për t’u plotësuar.

Me pak fjalë, kjo skemë është thjesht një nga manovrat elektorale të përdorura nga kjo qeveri për të realizuar deformimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Një skemë propagandistike që nuk ka synim mbështjen e fermerëve por thjesht synon t’i hedhë hi syve duke paralajmëruar dështimin që pa nisur.
Vetë kryeministri e pranoi që do të përfitonin 70 mijë fermerë. Hapja e aplikimeve nisi në 15 janar dhe përfundon ditën e sotme.

Nga të dhënat që ne kemi siguruar, nga 70 mijë fermerë që do duhet të përfitonin kanë aplikuar jo më shumë se 14.400.

Këto shifra, tregojnë qartë dështimin e kësaj nisme elektorale dhe mungesën e besimit të fermerëve tek kryeministri dhe tek kjo qeveri në ikje.

Në programin e LSI, bujqësia është një nga 5 prioritetet e saj. Në garantojmë 200 milionë euro në vit mbështetje për fermerët dhe TVSH zero për prodhimin bujqësor ‘Made in Albania’.

Faleminderit!