Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës

218
Sigal

 

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se koncesioni për aeroportin Nënë Tereza është bërë pa konkurrim dhe transparencë. Kreu i shtetit tha se kemi të bëjmë me korrupsion ligjor në Qeveri dhe në Kuvend.

Kreu i shtetit ka kthyer në Kuvend ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

“Zgjatja e afatit e kontratës së koncesionarit është bërë pa analizë të qëndrueshme për qëndrueshmërinë e kompanisë që ka marrë kontratën. Zgjatja e afatit është bërë pa marrë parasysh në mënyrë të thelluar interesat strategjike të vendit, që lidhen dhe me sigurinë kombëtare”,- tha Presidenti Meta.