Aksident në Fier, makina merr përpara 33-vjeçaren me djalin e saj të mitur! Policia tregon gjendjen e të plagosurve

201
Sigal

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Kastriot në Fier ku një automjet ka përplasur një 33-vjeçare me djalin e saj të mitur.

Sipas policisë ata janë dërguar në spital ku tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.