Martin Henze: Në Shqipëri ligji nuk funksionon, drejtësia në shërbim të adminstratës dhe njerëzve të pushtetit

Martin Henze

*Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel.
Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani.
Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin.
CEO i Këshillit Strategjik Ndërkombëtar GSK.

NOA


Çfarë mendoni për zgjedhjet në Shqipëri?
A ishte rezultati i pritshshëm?

Para së gjithash, kjo ngjarje më trishton shumë. E shihni, Shqipëria është një vend fantastik, ata kanë një kulturë të mrekullueshme, një gjuhë të veçantë dhe një komb që më entuziazmon  E thënë shkurt:Kombi shqiptar nuk e meriton një administratë kriminale si Rama, ky njeri është varrmihësi i kombit shqiptar dhe të gjithë e dinë këtë.

Nga ana tjetër,  ne prisnim pak inteligjencë dhe ndershmëri nga Rama, në mënyrë që zgjedhjet të mos manipuloheshin në masë si në Rusi.

Por gjërat dolën ndryshe.

Rama, Balla dhe anëtarët e tjerë të organizatës Rama nuk donin të kryenin vetëvrasje.

Shqipëria është shndërruar në një shtet policor, një shtet me një qeveri kriminale. Anëtarët e tyre madje korruptojnë vetë FBI-në, ambasadorët dhe OJQ-të; secili ka çmimin e vet.

Paratë e taksave të SHBA-së, BE-së dhe Shqipërisë po përvetësohen nga ekzekutivi Rama. Ky  quhet korrupsion.

Nuk është qielli, ajri, uji në Shqipëri apo populli shqiptar që janë të korruptuar, të gjithë punojnë fort, është ekzekutivi Rama që është i korruptuar, ata përvetësojnë fondet tona të BE-së dhe SHBA-së dhe taksat e tyre shqiptare, mezi  arrin tek qytetari shqiptarë.

Përvetësuesi ka një emër: Rama. Me prejardhje rumune, familja e tij atërore rrjedh nga ciganët. Një vështrim në arkiva – dosjet e Hoxhës të ndihmojnë, ne e dimë nga vjen Rama. Ai duhet të dalë.

Kishte një zgjedhje , apo ?

Po, në Shqipëri nuk pati zgjedhje.

Qeveria kriminale e Ramës ka  ndikuar  përmes  ekzekutivit të saj dhe bandave kriminale masivisht mbi popollin dhe  procesin zgjedhor.

Përgatitjet filluan në maj 2024.

Shqiptarët u korruptuan me vende pune dhe para, karta karburanti, udhëtime pushimesh, arsim shkollor, trajtim spitalor dhe kuponë për mallra dhe ushqime, dhe u kërcënuan me dhunë fizike, humbje pune ose auditime tatimore.

Tom Doshi SDP, një nga kriminelët, i njohur mirë për SHBA-në dhe Europolin, por edhe për Zyrën Federale Gjermane të Policisë Kriminale, një mik shumë i mirë i Ramës, i cili ishte tashmë i përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, siç dëgjuam, ka ofruar mbështetje masive financiare.

Madje thuhet se ka pasur kërcënime me vdekje nga qarqet mafioze të qeverisë kundër shqiptarëve dhe politikanëve të opozitës.

Shumë qendra votimi u pushtuan nga shqiptarët e bandave kriminale. Si mund të zhvillohen zgjedhje të lira në një situatë të tillë?

Sundimi i ligjit ende nuk funksionon sot; drejtësia  është de facto në varësi të administratës Rama.

Prokurorët dhe gjyqtarët që nuk i nështrohen, persekutohen dhe arratisen jashtë vendit?

Po diaspora?

Në diasporë – midis emigrantëve – PD-ja ka qenë gjithmonë në krye. Që nga viti 2013, 1.4 milion shqiptarë janë arratisur, nga kush?

Nga organizata kriminale Rama, Balla.

 

Pse nuk shkuan në  votime kaq shumë  njerëz?

E shihni, disa javë më parë autokrati Rama kërcënoi popullin shqiptar: Ose votojnë për të, ose rrinë në shtëpi.

Për shkak të këtij kërcënimi, shumica e shqiptarëve qëndruan në shtëpi më 11 maj 2025, për të mbrojtur jetën e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre. Pjesëmarrja në votime në Shqipëri ishte 49 përqind. Kjo është vlera më e ulët në historinë e Shqipërisë.

Mungesa e emigrantëve mezi u mor parasysh.

Përqindja e emigrantëve në popullsinë e regjistruar ishte rreth 70%. Në veçanti, minoriteti shqiptaro-grek jashtë vendit dhe shqiptarët pro-perëndimorë u penguan masivisht të votonin jashtë vendit.

200,000 nga afërsisht 4.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit u regjistruan për zgjedhje dhe 70 përqind e tyre hodhën votën e tyre.

Sipas autokracisë së Ramës, pjesa tjetër nuk mund të regjistrohej për shkak të kufizimeve kohore.

Shumica e emigrantëve të përzgjedhur nga ekzekutivi Rama sigurisht që i përkasin rrjetit Rama.

Për më tepër, votimi nuk u bë elektronikisht, por nëpërmjet një shërbimi privat korrieri, DHL, i cili operon në të gjithë botën.

Manipulimi i votës dhe shkëmbimi i dokumenteve të votimit ishte strukturalisht mjaft i mundur. Administrata e Ramës, e cila vetë ishte në garë për zgjedhje, orkestroi këtë proces.

Votat e emigrantëve duhet të hidhen nëpërmjet ambasadës dhe jo nëpërmjet një shërbimi postar. Një proces i pashembullt në mbarë botën. Qeveria në Shqipëri ka një strukturë gjithnjë e më patologjike.

Rama quhet nga shumë njerëz njeriu i dëborës i Ballkanit, thuhet se ka një prirje për kokainën, por vetëm ky konsum nuk shpjegon gjithçka. Në fund të fundit, bëhet fjalë për pushtetin në Shqipëri dhe për rrjedhojë për kontrollin e biznesit të lojërave të fatit dhe trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore në Evropë.

Çfarë është e mirë? Rama

Shqiptarë në të gjithë Evropën, në SHBA, në Kinë, miliona shqiptarë, të gjithë mbështetës të opozitës pro-perëndimore. Ata ishin de facto të privuar nga e drejta e votës.

Ky është manipulim i pastër zgjedhor. Nuk pati zgjedhje demokratike, as zgjedhje të lira.

Po në Shqipëri?

Një tjetër dështim i madh ishin pajisjet  e gjurmëve të gishtërinjve, të cilat nuk funksiononin siç duhet, kështu që kushdo, pavarësisht nga dokumenti i tij i identifikimit, do ta vendoste gishtin mbi të dhe dokumenti do të pranohej si i saktë. Në shumë qendra votimi, votimi u krye manualisht dhe identifikimi i votuesve pothuajse nuk u zhvillua kurrë. Prandaj, verifikimi u krye thjesht me anë të vëzhgimit. Bandat kriminale po vëzhgonin në qendrat e votimit. Rezultati njihet.

Njerëzit u detyruan në fakt të votonin për grupin Rama. Disa u paguan. Pati shumë presion nga vëzhguesit e PS-së dhe ushtarët e mafias.

Kishte shumë njerëz që nuk votuan për të ruajtur paqen, sepse nuk kishin besim dhe donin të ruanin vendet e punës dhe shtëpitë e tyre.

Rezultatet janë të manipuluara, krahasuar me zhgënjimin e qytetarëve në Shqipëri dhe sondazhet serioze zgjedhore, një tjetër mashtrim madhështor nga Rama dhe shokët e tij.

Puna në një Shqipëri shumë të varfër është thelbësore për të gjithë familjen; puna dhe frika e pushimit nga puna çdo katër vjet nëse qeveria mund të ndryshojë, ky është problemi.

Mafia e Ramës tani në përgjithësi i ka dhënë një pune qeveritare një anëtari të familjes, kështu që ka ndëshkim kolektiv për një grup të madh.

Në këtë situatë, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE për sa kohë që grupi Rama është aktiv.

SHBA-të, Gjermania dhe BE-ja duhet t’i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe duhet të krijohet një qeveri e përkohshme shqiptare e përbërë nga anëtarë të PD-së dhe ekspertë nga shoqëria civile.

Nëse Rama nuk i bindet, të gjitha ndihmat kapitale shtetërore për Shqipërinë duhet të ndërpriten menjëherë dhe llogaritë e organizatës Rama dhe mbështetësve të saj duhet të ngrihen. Përndryshe, ekziston rreziku që taksapaguesit evropianë dhe amerikanë de facto do të financojnë qeverinë MAFIA në Shqipëri me ndihmën dhe kreditë e dhëna.

BE-ja dhe Uashingtoni duhet të kërkojnë mbrapsht nga Rama miliarda dollarë të përvetësuara.

 

Shumë njerëz nuk duan që këto zgjedhje të konfirmohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë, por më tepër që të formohet një qeveri teknike dhe të mbahen zgjedhje të reja. Çfarë mendoni ju?

Rama dhe shokët e tij e përdorën pushtetin e tyre në shumë mënyra për të siguruar fitoren në zgjedhje.

Tani populli duhet të reagojë.

Të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë në Shqipëri nuk duhet t’i konfirmojnë këto zgjedhje, ata duhet të marrin në konsideratë çdo detaj të manipulimit dhe t’i japin administratës një refuzim të qartë.

Por populli shqiptar nuk duhet ta pranojë as këtë zgjedhje jodemokratike.

Ekziston një shkelje flagrante e kushtetutës, një grusht shteti kushtetues nga Rama dhe forcat e sigurisë shqiptare të disa bandave kriminale.

Nuk ka drejtësi  të pavarur.

Prandaj, është legjitime që sovrani të protestojë masivisht, të bëjë thirrje për grevë të përgjithshme, të angazhohet në mosbindje civile, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme kushtetuese dhe të shkarkojë menjëherë administratën Rama.

Tani aktorët ndërkombëtarë kanë mundësinë të marrin një qëndrim të qartë dhe në të njëjtën kohë kombi shqiptar duhet të dalë në rrugë. Ata nuk duhet të kenë frikë. Koha e Ramës ka mbaruar; Ai është de facto një armik i kushtetutës. Shqiptarët duhet ta kujtojnë kohën e vitit 1991.

Tani është koha e duhur. Shqiptarët duhet të ngrihen, të dalin në rrugë, në të gjithë vendin dhe të mos pyesin më se çfarë po bëjnë të tjerët, por çfarë mund të bëjnë ata për Shqipërinë, për të ardhmen e kombit shqiptar.

Ata duhet të rifitojnë lirinë e tyre dhe duhet të krijohet një qeveri kalimtare e përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive për t’u përgatitur për zgjedhje të reja brenda 60 ditëve.