Vrau të riun Klodian Rasha, Apeli merr vendimin për Nevaldo Hajdarajn! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave ish-efektivi

147
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 18 vite burg të ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i cili vrau me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdaraj do të vuajë 12 vite pas hekurave.

Klodian Rasha u vra më 8 Dhjetor të vitit 2020 gjatë periudhës kur i gjithë vendi ndodhej në karantinë. Hajdaraj dyshohet se i bëri thirrje të ndalojë gjatë natës dhe më pas e ndoqi duke e qëlluar me armë zjarri.