Dritan Smajli: Kaluam malore të madhe, faza e dytë ishte perfekte

58
Sigal

KATEGORIA E PARË/ Tekniku që e ngjiti Ilirinë në të Parën, Dritan Smajli, tregon “sekretin” dhe pritshmëritë

Agron KAJA

Agron Kaja

Skuadra Iliria e Fushë Krujës u ngjit në Kategorinë e Parë për sezonin e ri 2025-2026. Si kampione e Kategorisë së Dytë për sezonin që u mbyll, skuadra nga Fushë Kruja rikthehet në të Parën pas pesë viteve. Me 57 pikë të grumbulluara në dy faza, Iliria mundi në finale AF Luftëtarin duke u shpallur edhe kampione e Kategorisë së Dytë, por duke patur në bankinë një emër të njohur në futbollin shqiptar, Dritan Smajli. 40 vjeçari lezhjan ishte pjesë e këtij suksesi, ndaj edhe drejtuesit e klubit fushëkrujas e kanë rinovuar kontratën me të edhe për sezonin e ri 2025-2026. Për gazetën “Telegraf”, dje Smajli tregoi për këtë rrugëtim, të shkurtër në kohë, por me vlera të larta sportive, për një skuadër si Iliria që ka qënë pjesëmarrëse edhe në elitën e futbollit shqiptar në sezonin 1994-1995. “E vërteta është se unë skuadrën e mora në një situatë jo të mirë në vëndin e 5-të, ku edhe vinin pas një humbje me Sopotin 1-2. E nisa bankinën në ndeshjen direkte me Luzin, dhe pas dy barazimeve erdhi fitorja që na dha më shumë moral. Lojtarët nuk i njihja mirë, e njëherësh ishin 6 javë të vështira, sepse luanim në transfertë për shkak të dënimit të fushës sonë. Kaluam një malore të madhe, por falenderoj ekipin që më kuptuan dhe isha i bindur se kjo skuadër e meritonte të ngjitej në Kategorinë e Parë. Ky ishte çelsi i suksesit”, kështu e nisi Dritan Smajli analizën e skuadrës së titj, Iliria, pasi u ngjitën në Kategorinë e Parë për sezonin e ri. Ndërkohë që tekniku lezhjan mendon se Iliria doli në kryesim dhe nuk lëvizi deri në fund, pikërisht në javën e 17-të me fitoren në Luz 0-2. “Fitorja në javën e 17-të në transfertë ndaj Luzit kryesues, ishte një sfidë e vështirë e fituar me meritë nga skuadra jonë, e cila më pas na dha kryesimin e grupit që u mbajt deri në fund. Në fazën e dytë them se skuadra u tregua perfekte, për faktin se u arritën 16 fitore rresht. Na ndihmoi pauza për ndeshjet e kombëtares, sepse më pas lojtarët erdhën në gjëndje të mirë fizike, duke patur një mbështetje të fuqishme nga Presidenti, por edhe nga tifozët. Në mbështetjen e tyre, kryesisht në 17 transferta, ata kanë qënë vërtet “Lojrtari 12” për ne”. Po çfarë mendon Smajli për Ilirinë në Kategorinë e Parë? “Kam rënë parimisht dakord për sezonin e ri, dhe kam instistuar te drejtuesit që 80% e skuadrës të qëndrojë, sepse realisht besoj e mendoj se ata e përballojnë Kategorinë e Parë. Me 3-4 përforcime që do bëjnë diferencën, sytë janë drejt sfidave të reja, me synime edhe më të mëdha”, ishte kjo biseda me Dritan Smajlin, trajnerin e Ilirisë së Fushë Krujës, që u ngjit në Kategorinë e Parë për sezonin 2025-2026.

EUROPIANI U 17

Shqipëria organizatore për Grupet A dhe B, e nis me Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj me ndeshjen hapëse Shqipëri-Portugali, në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00. Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore, prej të cilëve do të përzgjidhen emrat titullarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event historik. Shumica e lojtarëve kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-17, ndërsa janë afruar edhe disa futbollistë të rinj. Shqipëria është pjesë e Grupit A, së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Pas sfidës hapëse ndaj Portugalisë më 19 maj në Tiranë, kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 18:00, ndërsa më 25 maj do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Francës, po në “Elbasan Arena”, në ora 20:30. Paralelisht, në Shqipëri do luhen edhe ndeshjet e Grupit B për kualifikueset e Euro 17, ku bëjnë pjesë Anglia, Italia, Belgjika dhe Çekia. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, si dhe në “Niko Dovana”,  Durrës.

 

Ndeshjet – Grupi A

E hënë, 19 maj 2025

Shqipëri-Portugali                   18:00

(Në “Arena Kombëtare”)

Gjermani-Francë                     20:30

(Në “Elbasan Arena”)

E enjte, 22 maj 2025

Shqipëri-Gjermani                   18:00

(Në “Elbasan Arena”)

Francë-Portugali                      20:30

(Në “Arena Kombëtare”)

E dielë, 25 maj 2025

Francë-Shqipëri                       20:30

(Në “Elbasan Arena”)

Portugali-Gjermani      20:30

(Në “Arena Kombëtare”)

 

FIFA u bllokon merkaton tre klubeve të Kategorisë së Parë

 

Tre klube të Kategorisë së Parë rezultojnë me merkato të bllokuar nga FIFA, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj lojtarëve. Kukësi e ka bllokimin e merkatos pa afat, pasi e ka si detyrim që të shlyejë të gjitha pagesat e prapambetura, duke qenë përsëritës në sistemin e FIFA-s. Janë edhe dy klube të kësaj kategorie, Laçi që ka zbritur nga Superiorja dhe AF Luftëtari që u ngjit nga Kategoria e Dytë.

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026

Skuadrat pjesëmarrëse                                

1.SkënderbeuKorçë

2.Laçi              Laç

3.Besa             Kavajë

4.Burreli          Mat

5.Pogradeci     Pogradec

6.Apolonia      Fier

7.Lushnja        Lushnje

8.Korabi          Peshkopi

9.Kastrioti       Krujë

10.Kukësi        Kukës

11.Iliria           Fushë Krujë

12.Luftëtari     Gjirokastër

VERDIKTET 2024-2025

U ngjitën në Superiore

Vora dhe Flamurtari

Zbritën nga Superiorja

Skënderbeu dhe Laçi

Zbritën në Kat. e Dytë

Erzeni dhe Valbona

U ngjitën në Kat. e Parë

Luftëtari dhe Iliria