Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, theksoi se përparësitë politike në Evropë përballen sot me rreziqe serioze, ndër të cilat më i madh është lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai u shpreh se “pikë së pari është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe ata e dinë mirë se sa solidarizohemi me ta”.
Macron nënvizoi rëndësinë e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe ruajtjes së unitetit evropian përballë agresionit rus, duke theksuar se është krijuar një “koalicion i të vullnetshmëve” dhe se armëpushimi është thelbësor.
Ai shtoi se, megjithëse Rusia nuk e dëshiron më armëpushimin, ‘trysnia e evropianëve dhe amerikanëve duhet të bëjë që ajo ta pranojë’, duke kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve dhe duke theksuar domosdoshmërinë që Evropa të këmbëngulë për të fituar paqen në Ukrainë.
Emmanuel Macron:
“Kënaqësi që ju shoh sot me rastin e samitit të 6-të të komunitetit ekonomik dhe europian, i pari që zhvillohet në Ballkan.
Faleminderit për mirëpritjen dhe që na kujton se pas ëndrrës europiane, ajo që na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë.
Ju i referoheni iluminizmit, kulturës e gjithçka tjetër që na ka frymëzuar e megjithatë jemi sot në kohëra ku jetët e vendet tona dhe situata në kontinentin tonë i sjell seriozitet këtij takimi duke pasur parasysh sa e lartë është staka.
Në fakt në raport me këtë seancë më la mbresë diçka e pashembullt, të mbledhurit përtej BE dhe mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojmë në këtë vend na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, na jep shansin të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë gjë së bashku duke pasur parasysh edhe rrezikun që na kërcënon.
Përparësia politike normalisht ka rreziqe si ajo e luftës në Europë e ndonjëherë ka dhe kërcënime të unitetit.
Pikë së pari është lufta mes Ukrainës e Rusisë e ata e dinë mirë se sa solidarizohemi me to, kemi krijuar koalicionin e të vullnetshmëve dhe është e rëndësishme që të mbështetet Ukraina e armëpushimi.
Nëse duhet thënë, orët e fundit nuk e do më këtë armëpushim por trysnia e europianëve dhe amerikanëve duhet ta bëjë që të pranojë, Rusia duhet të kthehet diskutimeve që bëmë në 2022 e ne duhet të këmbëngulim që të fitojmë paqen në Ukrainë”.






















