Replikat për Platformën e Integrimit, Meta i përgjigjet Ramës: Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt

84

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte marrë asnjë platformë nga presidenti Ilir Meta, k i fundit e akuzoi atë publikisht se po gënjen.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta theksoi se në 8 prill ia ka depozituar platformën për Integrimin Europian ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.”, shkruan Meta.