Revoltohet Lana Del Rey ”godet” me fjalët për Beyonce-n, Nicki Minaj, Cardi B, Ariana Grande etj

301
Sigal

Lana Del Rey, ka trazuar ujërat e showbizz-it. Së fundmi ajo bëri një deklaratë rreth Beyonce-s, Cardi B, Nicki Minaj, Ariana Grande, etj dhe tani i duhet të përballet me zemërimin e fansave.

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram, tha se “i ka lënë në rrugën e tyre”, artistet më sipër (që sipas saj ato u bënë të famshme vetëm duke kënduar këngë për “lakuriqësinë”, “tradhtinë” apo “të qenit seksi”) dhe se tani është radha e saj të shprehë atë çfarë ajo është sipas mënyrës së saj.

“Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t’i këndoj mishërimit, të qenurit i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte? A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap “shkëlqim abuzimit”? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë”.