Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish, ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.
Një automjet tip “Ford” është përplasur fillimisht me një autobus e më pas ka devijuar duke dalë nga rruga.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.