Kapet me armë 17-vjeçari shqiptar në Greqi, e pëson edhe babai

19
Sigal

Policia greke ka arrestuar një të mitur shqiptar për “armëmbajtje pa leje”. 17-vjeçari është kapur në mbrëmje në zonën e “Kolonos” në Athinë bashkë me babanë e tij. Ata janë ndaluar nga policia teksa udhëtonin me automjet.

Gjatë kontrollit personal, 17-vjeçarit i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë revolver me 5 fishekë. Bashkë me të miturin, në pranga është vënë edhe babai i tij 39 vjeçar. Ky i fundit akuzohet për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturit.

Të arrestuarit nga Departamenti i Sigurisë së Kolonos janë dërguar në Prokurorinë kompetente.