Nga Petrit Vasili
Faktet flasin dhe drejtesia e re apo Ramaforma mjerisht nxin ne çdo aspekt.
Duke funksionuar me regjine e Rames kjo drejtesi ka inkurajuar krimin dhe pandeshkueshmerine e tij.
Strategjia e kanabizimit plus kapjen e drejtesise nga Rama ishin dy kembet e Narkoshtetit.
Krimi mezi pret nje drejtesi, qe nuk e lufton dhe nje qeveri qe e mbeshtet dhe e ndihmon.
Sot krimi i ka te dyja keto edhe drejtesine kapur edhe Narkoqeverine.
Pandeshkueshmeria e Rames nga Drejtesia me regji megjithese ai eshte pergjegjesi kryesor dhe i provuar me fakte e prova si i korruptuar eshte nje realitet ne syte e te gjitheve.
Pandeshkueshmeria e Rames si pergjegjes per veprimet e tij kunder interesit shteteror e Kombetar per ceshtjen e kufirit detar me Greqine dhe marreveshjen e ekstraterritorialitetit me Italine per emigrantet e paligjshem nga Afrika.
Pandeshkueshmeria e Rames si pergjegjes kryesor per krimin zgjedhor provuar nga dosja 184.
Pandeshkueshmeria e Rames si pergjegjes dhe fajtor per Arbitrazhet e humbura dhe konkretisht per çeshtjen Beccheti.
Pandeshkueshmeria e Rames per krimin shteteror ne aferen McGonigal.
Pandeshkueshmerua e Rames per kercenimin individual te oficerit te policise Emiljano Nuhu sot i marre ne mbrojtje nga shtete te huaja.
Kjo pandeshkueshmeri eshte fytyra e drejtesise se Ramaformes dhe ka zero alibi per kete inkriminim te saj si gjymtyre e narkoqeverisjes se korruptuar dhe te kriminalizuar.
Deshtimi me regji i 50 gjoja arrestimeve te krimineleve eshte prove dramatike e renies totale te drejtesise.
Ndaj edhe sot me drejtesine e kapur dhe me regji krimi po perjeton ditet me te mira te tij dhe ditet me te zeza per qytetaret e ndershem e patriote te ketij vendi.