Nga Besart Xhaferri/
Propaganda e qeverisë ka interferuar që ditën e parë të protestës dhe thirrjet për relativizim kanë synime tërësisht elektorale dhe janë në thelb kundra asaj proteste.
Janë demokratët që në 13 vite u kujdesën që zjarri i protestës të mos fikej kurrë në bulevard as në presionin e ujit të autoboteve dhe as nën gazin e ardhur nga Serbia.
Ne kemi qënë në atë shesh edhe kur kreu i forcës sonë politike ishte nën arrest për një firmë mbi një vendim kolegjial, në një kohë që kreu i qeverisë aktuale i ka firmat në projekte që i kanë shërbyer krimit për të pastruar para.


















