Palombarët dhe efektivë të policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ulzës

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës.

NOA

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari nga Laçi po lëvizte me një motor uji (skaf) në liqen, kur dyshohet se ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.

Familjarë të riut, banorë të zonës, forca të Policisë së Shtetit dhe polumbarët kanë vijuar  kërkimet në zonë, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.

Operacioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.