Do trup të tonifikuar, por s’e ke qejf stërvitjen? Ja ç’të bësh

24
Sigal

Ekspertët që studiojnë ushqimin dhe ndikimin e tij në organizëm kanë zbuluar një detaj, i cili do të ndryshojë mënyrën se si e konceptoni mëngjesin.

“Mëngjesi me shumë proteina do të bëjë të kesh më pak neps për karbohidrate dhe sheqerna gjatë ditës, por do të ndihmojë dhe me ndërtimin e masës muskulare”, shpjegon nutricionistja Mariana Pérez Trejo Soltwedel.

Baza muskulare nuk synohet vetëm nga personat që merren me sport dhe duan të duken mirë. Ajo ndikon në mirëmbajtjen në tërësi të trupit pasi ndihmon me funksionalitetin në tërësi.

Për të ndihmuar trupin duhet të hash mirë, të flesh mjaftueshëm dhe të qëndrosh i hidratuar.

Proteina e ardhur nga mishi, veza e të tjera, ndihmon në rindërtimin e qelizave, ekuilibrin hormonal dhe rigjenerimin e muskujve. Po ashtu, edhe glukoza normalizohet.