Rivlerësimi i pronave / Rikthehet rivlerësimi i pronave dhe bizneseve me tatim 3%, ja çfarë përmban ligji i në Kuvend , nga legalizimi te përfituesit

41
Sigal

Vendi mund të ketë së shpejti një proces të ri rivlerësimi të pronave. Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti. Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025. Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistri i pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë. Nëse një qytetar ka blerë një apartament për 100 mijë euro dhe vendos ta shesë atë për 150 mijë euro, atëherë sipas ligjeve në fuqi duhet të paguajë një tatim 15 për qind mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes. Në rastin konkret, qytetari do të duhet të paguante në shtet 8500 euro tatim mbi fitimin kapital (50 mijë*15%). Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka dorëzuar në Kuvend një projektligj, u lejon qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e tyre me vlerën e tregut kundrejt një takse më të favorshme. Propozimi i publikuar në faqen e Parlamentit u lejon qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e tyre me vlerën e tregut duke paguar vetëm 3 për qind taksë mbi diferencën mes çmimit që rivlerësohet dhe atij ekzistues të pronës, nga 15 për qind që është shkalla zyrtare e taksimit. Pra në rastin e mësipërm, qytetari mund të bëjë rivlerësimin e pronës, duke paguar jo 8500 euro taksë, por vetëm 1500 euro. Më pas mund ta shesë atë me çmimin 150 mijë euro pa paguar tjetër detyrim në shtet. E njëjta nëse propozohet edhe për pasuritë e paluajtshme të biznesit. Bizneset, të cilat kanë pasuri të paluajtshme të regjistruara me vlerë kontabile të ulëta në bilancet e tyre, atëherë ata mund t’i rivlerësojnë ato me vlerën e tregut duke paguar po 3 për qind taksë mbi diferencën e vlerës.

Fushatat e rivlerësimit kanë krijuar nga ana tjetër një pabarazi të dukshme në mënyrën se si shqiptarët taksohen pasi nga këto fushata kanë përfituar para së gjithash individët dhe kompanitë e pasura, ndërsa qytetarët me një pronë kanë rezultuar në pamundësi për të bërë rivlerësimin dhe rrjedhimisht, të humbur.