Zjarri shkrumbon ullishtet në Fier, vetëm një zjarrfikëse në ndihmë të banorëve

28
Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishte në Radostinë të Fierit, duke djegur sipërfaqet me ullinj.

Zjarri u pikas nga banorët e zonës të cilët lajmëruan menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Të favorizuara nga era, flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Në vendngjarje erdhi një mjet zjarrfikës, ndërsa banorët e zonës erdhën në ndihmë për shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.