Ja si votuan deputetët për shkarkimin e Presidentit

253
Sigal

Në seancën e sotme plenare Kuvendi ka miratuar raportin final për presidentin Ilir Meta, në të cilin nuk parashikohej shkarkimi i tij.

Kështu, deputetët kanë votuar me 78 vota pro dhe 17 kundër.

Dokumenti i Komisionit Hetimor Parlamentar vëren se shkeljet e konstatura nuk justifikojnë shkarkimin e presidentit.

Si argument mazhoranca ka përdorur raportin e Komisionit të Venecias, ku theksohej se presidenti ka tejkaluar kompetencat nga rrethanat por kjo nuk është një kusht për ta larguar atë nga detyra pasi nuk përbën shkelje.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të donte shkarkimin e Ilir Metës, por sipas tij një vendim i tillë nuk do të merret, për shkak se Komisioni i Venecias ka rekomanduar se shkeljet e tij nuk janë aq të rënda.

Nga ana tjetër, kundër raportit të Komisionit Hetimor u pozicionua opozita parlamentare. Deputetët e pakicës akuzuan mazhorancën se po bën pazare me Metën prandaj edhe u tërhoq nga nisma për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Votat per shkarkimin e Metes:
ABstenim: Amra Borova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver ROshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi,

Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli

Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace