Ines Shehu: Qytetarë të Shqipërisë, profesionistët e lirë në vendin tonë, janë sot më të pambrojtur se kurrë më parë.

14
Sigal

Deklarata e Sekretares për Fuqizimin e Gruas, Ines Shehu

Qytetarë të Shqipërisë, profesionistët e lirë në vendin tonë, janë sot më të pambrojtur se kurrë më parë.
11 mijë biznese janë mbyllur sot, nga 30 mijë biznese që do taksohen me tatimin e profesionit të lirë.
Shteti ynë I cili pushtetin e ka harruar që duhet ta kenë qytetarët ka vendosur një taksë të nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese për cdo profesion të lirë.
1. E nxituar- Sepse njerëzit nuk janë informuar për këtë taksë, në mënyrë që ta përfshinin atë tek shpenzimet apo investimet e tyre.
2. Wshtw Penalizuese- Sepse nuk vlerëson shpenzimet e tyre (minimalisht 30%) për këtë vit, por e shtyn këtë për vitin e ardhshëm. A do e arrijnë ta mbajnë biznesin e hapur ende? Kjo vlen për tu pyetur!
3. Edhe Antikushtetuese- Sepse ligji nuk duhet të ketë fuqi prapavepruese. Taksa të hyj në fuqi në 2024, dhe ndërkohë të taksojë xhiron e vitit 2022-2023.
Kjo taksë do të sjell më shumë humbje, sesa të ardhura për shtetin tonë! A i intereson kjo këtij shteti i cili nuk mbron qytetarët, nuk krijon politika mbështetëse dhe nuk nxit gratë dhe zonjat e vendit të ndërmarrin iniciativa të reja biznesi.
Dhe ndërkohë i shtohet këtij paradoksi kazinotë që do e kenë taksën 0%, hotelet me 5 yje deri në shifrën 8%, ndërsa mendja e një njeriu do tatohet nga 15-23%, sepse mendja për këta qeveritarë shikohet si luks më I madh.
Unë uroj dhe besoj që Gjykata Kushtetuese do reflektojë, dhe do pezullojë këtë tatim për mendiet e lira! Ne si Parti e Lirisë, do zotohemi që do mbështesim mendjen e shqiptarve dhe profesionet e lira në vend!
Prioriteti i arsimit në Partinë e Lirisë është një prej shtyllave të 5 Prioriteve që do çojnë përpara vendin. Ne do mbështesim mendjet e ndritura shqiptare, do ndërtojmë platforma në mënyrë, që këto biznese të çelin dhe jo të mbyllen ditë pas dite.
Faleminderit!