Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Kreu i qeverisë, Edi Rama u ndal te organizimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të rolit që Shqipëria ka fituar në skenën ndërkombëtare.
“Besoj, që të gjithë e dini që Shqipëria është vendi, ku do të zhvillohet samiti i ardhshëm i NATO-s dhe ku të gjithë liderët e aleancës më të fuqishme ushtarake të historisë së njerëzimit do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar ecurinë e aleancës dhe për të vendosur hapa të mëtejshme”.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria, pavarësisht përmasave të saj ekonomike dhe ushtarake, sipas tij, ka fituar respekt në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë dhe sot Shqipëria është një identitet përballë të cilit ju jeni dëshmitarë vetë, të gjithë qëndrojnë me respekt dhe duke qëndruar me respekt ndaj këtij identiteti, respektojnë edhe çdo shqiptar, ndryshe nga deri dje kur të qenit shqiptarë ishte një arsye e gabuar, por sidoqoftë gjithmonë e pranishme për ta nisur një garë si të pabarabartë me të tjerët vetëm për faktin që ishe shqiptar.”



















