Ministri Hasani në Bruksel: Angazhimi i Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE, i palëkundur

14
Sigal

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në një takim jozyrtar ministror të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka ritheksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE.

Përmes një postimi në X, Hasani shprehet se rruga e reformave të vazhdueshme, mbetet vendimtare për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurimin e progresit ekonomik.

Ai gjithashtu shprehet se pret me padurim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të Planit të Rritjes.

Postimi i Hasanit:

Në takimin jozyrtar ministror të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ritheksova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE.

Rruga e reformave të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria e ka udhëhequr përmes një reforme gjithëpërfshirëse dhe transformuese në drejtësi, mbetet vendimtare për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurimin e progresit ekonomik.

Ne presim me padurim zbatimin e shpejtë dhe në kohë të Planit të Rritjes, si pjesë e integrimit të përshpejtuar dhe jemi gati për të filluar negociatat për grupin themelor.