Zhvlerësimi i euros, lojë mafioze që po falimenton ekonominë. Flasin ekspertët, Islami dhe Ceko

17
Sigal

Paratë e kokainës dhe kanabisit po zhvendosen nga Britania në furgonë dhe pastrohen në prona dhe biznese në Shqipëri

Mbiçmimi i monedhës vendase nuk ka ardhur si pasojë e rritjes ekonomike, por për pasojë e shtimit të parasë në treg nga burime informale. Ekonomia shqiptare është në “darën” e falimentit të bizneseve

 

Investigimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Britaninë e madhe nxorri zbuluar katër shqiptar të arrestuar si të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri. Nëpërmjet kompanive të transportit që figurojnë si biznese të regjistruara në Britani, por transportohen armë nga Shqipëria drejt Anglisë. Sipas saj paratë që mendohet se në disa raste janë gjeneruar nga sipërmarrjet e armëve, kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen nga Britania në furgonë dhe sipas policisë do të pastrohen në prona dhe biznese.

Paraja e pistë, kur hyn në sasi të mëdha, zakonisht fokusohet në një ose dy sektorë, duke krijuar flluska në ta. Siç dihet gjerësisht, rreziku i flluskave për ekonomi të brishta si e jona, është shumë i madh, pasi efektet që ajo do të ketë kur të plasë, do të jenë të paparashikueshme.

Zhvlerësimi i euros nuk ka ardhur përmes rritjes së ekonomisë shqiptare, por nga faktorë të tjerë, ndër të cilët dhe futjen në treg të euros, apo monedhave të tjera përmes burimeve informale.

Ndaj, problematike në Shqipëri, mbetet forcimi i monedhës vendase kundrejt euros, që ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve,turzimit ku tani nis piku i tij, bujqësia dhe blegtoria, rrit inflacionin, pra çmimet e produketve. Gjithashtu nga zhvlerësimi i Euros preken edhe qytetarët të cilët i kanë kursimet në Euro. Ja si e gjykojnë ekspertët në Telegraf:

Avokati Zaçe Islami: Të zbatohet ligji i lidhur me monedhat me qarkullimin e shit-blerjen në Shqipëri

Avokati Zaçe Islami në një prononcim për “Telegraf” lidhur me ngjarjen ku investigimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit nxorri zbuluar katër shqiptar të arrestuar si të dyshuar për kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Avokati shprehet se duhet të ndalohet tregtia cash me para të huaja. Paratë e huaja të shkojnë vetëm në bankë, këtë e ka në dorë shteti, por kur shteti është i korruptuar, i mbaruar dhe na qeverisin hajdutë, që nga kryeministri deri te roja e institucioneve.

Asnjë këmbim monetar nuk duhet të bëhet me valutë të huaj. Edhe nëse pretendojmë se do hymë në BE, unioni nuk të lejon të përdorësh monedhë tjetër përveç euros. Ndërkohë duhet të zbatohet ligji i lidhur me monedhat me qarkullimin e shit-blerjen në Shqipëri. Ne ligj nuk kemi; këta bëjnë si të duan. Madje, kemi ende tregun e USD të lirë në mes të rrugës, pasi këta qeverisës nuk duan të bien era shtet, por duan era bordello. Lehtësim do të vinte po të ketë pika exchange që kur hyjnë në kufi të bëjnë konvertimin.

Dobësimi historik i euros kundrej lek-ut pasojë e 350 mln euro të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të 2024

Konfindustria vlerëson, se monedha Euro në muajin prill 2024 ka arritur në pikën historike më të ulët të saj kundrejt Lek-ut, duke u shkëmbyer në kufijtë e 1Euro/100 lek. Gjëndja paraqitet shqetësuese, sepse për herë të parë një nivel kaq i ulët i monedhës Euro është arritur në periudhën jashtë sezonit turistik dhe të ardhjes masive të emigrantëve. Mbështetur në të dhënat e mësipërme, zhvleftësimi i monedhës Euro kundrejt Lek-ut parashikohet të vazhdojë me ritme edhe më të forta në muajt në vazhdim. Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet e rëndësishme të dobësimit historik të Euro-s kundrejt Lek-ut jashtë sezonit turistik, është edhe mosrealizimi i ndjeshëm i shpenzimeve buxhetore të parashikuara. Afërsisht 350 milionë euro janë të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të vitit 2024, duke e thelluar më shumë fuqizimin e sforcuar të Lekut kundrejt monedhës europiane dhe valutave të tjera. Sa më sipër shton edhe më shumë pasojat e rënda shoqëruese, dobësimin e fuqisë konkuruese deri në rrezik falimentimi, ndaj industrive, bujqësisë dhe prodhimit vendor, duke favorizuar drejtpërdrejtë bizneset importuese. Si pasojë janë rritur me mbi 60% importet kryesisht bujqësore dhe vazhdon rënia me mbi 25% e eksporteve shqiptare në pjesën e parë të vitit në vazhdim.

Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko: Shqipëria vend i varfër i piketuar historikisht për parajsa fiskale

Enriko Ceko lidhur me investigimin e Agjencisë Kombëtare të Krimit që nxorri kontrabandë parash nga Britania e Madhe në Shqipëri shpjegon se kjo dukuri duhet parë në vazhdimësi.

Ceko vijon: Historikisht Britania e Madhe njihet si një vend, qytetarët e së cilës kanë shpirt investues. Investimet e tyre ishin një ushqim kryesor për ekonominë britanike dhe sistemin fiskal të këtij vendi, duke sjellë të hyra në buxhetin e shtetit me shuma marramendëse. Duke filluar nga vitet 1990, një pjesë e vendeve partnere të Britanisë së Madhe ndërmorrën masa të ndryshme për të mos lejuar daljen nga vendi i tyre i kapitalit, duke ndjekur edhe politika nxitëse për investimin e kapitalit të fituar rishtazi.

Për këtë arsye Britania e Madhe ndërmorri tre masa shumë të rëndësishme. Ajo pranoi kapital nga vendet e Evropës Lindore, pa dallim, duke patur parasysh parimin se nëse subjekti që sjell kapital në Britaninë e Madhe nuk është në ndjekje penale, atëhere, ai mund të eksportojë kapital. Masat e kontrollit ranë pothuajse në minimum, mjafton që kapitali i futur në territorin e Britanisë së Madhe të plotësonte disa kritere minimale sigurie. Kjo bëri që me dhjetra mijëra qytetarë të Evropës Lindore të nxitonin të kalonin kapitalin e tyre në forma të ndryshme në Britaninë e Madhe.

Më pas, nën qeverinë Bler 2, u ndërmorr masa e thithjes së invesitmeve të huaja me objektiv zonat suburbane të Britanisë së Madhe, me objektiv rivitalizimin e zonave suburbane dhe zhvillimin suburban. Britania në atë kohë deklaroi se në vend nuk ka më fshatarë apo banorë të zonave rurale, pasi në vend nuk ka zona rurale, por ka vetëm zona suburbane dhe banorë të këtyre zonave. Ata që punonin me bujqësi nuk ishin më fermerë por punonjës bujqësie, ndërsa pronarët e tokave u quajtën kapitalistë dhe investitorë në sektorin e bujqësisë.

Këto dy ndryshime të mëdha kërkuan edhe më shumë kapital. Më pas, në vitin 2005, Britania e Madhe shkurtoi në miliarda stërlina buxhetin e ambasadave britanike nëpër botë për mbështetjen e biznesit britanik që donte të investonte jashtë shtetit, duke mbyllur zyrat tregtare në më shumë se 65 – 70 shtete, përfshirë edhe zyrën tregtare të Ambasadës Britanike në Tiranë. Kjo me anë të një vendimi të Jack Straë, në atë kohë ministër i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe.

Efekti boomerang i këtyre tre masave ishte thjesht tkurrja e bilancit të pagesave dhe rënia e eksporteve britanike me 25% në vitin 2006 dhe me daljen nga Brexit me një rënie të eksporteve edhe me 13% në total në vitin 2022.

Në periudhën 1990 – 2020, stërlina britanike ishte e lidhur ngushtë me monedhën e Bashkimit Evropian, edhe pse Britania e Madhe asnjëherë nuk e përdori euron si monedhë të saj. Edhe sot, rreth 80% e të gjithë transaksioneve në euro në tërë botën realizohen nëpërmjet Bursës së Londrës. Pra, edhe pse Brexit është realitet, në të vërtetë është Britania e Madhe që kontrollon fluksin e euros në botë dhe jo Banka Qendrore Evropiane.

Por kjo sjell vështirësitë e saj. Deri në vitin 2020 stërlina në lidhje me dollarin amerikan (një ndër monedhat më të fuqishme në botë) ecte sikundër edhe euro. Eruo binte, stërlina binte. Stërlina rritej, euro rritej. Për t’i shpëtuar kësaj marrëdhënieje, Bursa e Londrës dhe Banka qendrore e Anglisë kanë filluar të përdorin disa mekanizma për të shmangur marrëdhënien negative midis euros dhe stërlinës. Pra kur europa bie, stërlinës të paktën të mos i bjerë vlera, dhe kur euro të rritet, edhe stërlina të rritet (karshi dollarit), ndërsa kur stërlina bie apo rritet, për sistemin financiar britanik nuk ka shumë rëndësi se çfarë ndodh me euron, mjafton që stërlina të mos dëmtohet.

Nga ana tjetër, nëse marrim në konsideratë individin, dallimi midis hyrjeve dhe daljeve të kapitalit bazohet në vendbanimin e qytetarit, kreditorit, huamarrësit, etj. Pra, sipas ligjit, nëse një individ banon për më shumë se gjysmën e ditëve të vitit në një vend, atëhere edhe taksat duhet t’i paguajë atje, pavarësisht shtetësisë dhe në këtë pikë Britania e Madhe është një ndër vendet me numrin më të madh të qytetarëve të saj që e kalojnë pjesën më të madhe të vitit jashtë territorit të Britanisë së Madhe, dhe kjo edhe për shkak të parajsave fiskale, ku qytetarët britanikë paguajnë më pak taksa se sa të jetonin më shumë së gjysmën e vitit në Britaninë e Madhe.

Për këtë Britania e Madhe po përpiqet që të balancojë flukset e investimeve të huaja direkte, flukseve të portofolit dhe flukseve të tjera të investimeve, duke mos përfshirë në këto llogari transaksionet e llogarisë kapitale, sepse ato përmbajnë grante zhvillimi dhe remitanca,

Rritja e fortë e flukseve të kapitalit bruto midis mesit të viteve 1990 dhe efektet e krizës financiare globale të viteve 2008–2012, nuk e dëmtuan ekonominë britanike njësoj si ekonomitë e tjera evropiane, përkundrazi, liria e kapitalit e ndihmoi ekonominë britanike, përballë ekonomive evropiane, që u karakterizuan nga kontrolle të rrepta mbi flukset hyrëse dhe dalëse të kapitalit.

Por vitet e fundit, ekonomia britanike ka hasur në vështirësi që duket se do jenë afatgjata. Tashmë duhet të ndërmerren masa afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata për të ndalur rënien në recesion dhe në ritme të ulëta rritjeje ekonomike.

Sipas pikëpamjes britanike, euro nuk përmbush pesë teste kritike që do të ishin të nevojshme për të adoptuar përdorimin e saj.

Gordon Broën, dikur kancelari i Thesarit, deklaroi se:

  1. Ciklet e biznesit dhe strukturat ekonomike në eurozonë në tërësi duhet të jenë mjaft të përputhshme me ato të Mbretërisë së Bashkuar që të mund të jetojë me normat e interesit të eurozonës.
  2. Sistemi duhet të ketë fleksibilitet të mjaftueshëm për t’u marrë me problemet ekonomike lokale dhe ato të përgjithshme.
  3. Adoptimi i euros duhet të krijojë kushte të favorshme për kompanitë dhe individët që investojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
  4. Euro do të mundësonte që industria e shërbimeve financiare të vendit të mbetet në një pozicion konkurrues ndërkombëtarisht.
  5. Adoptimi i euros duhet të nxisë rritje më të lartë, stabilitet dhe rritje afatgjatë të vendeve të punës.

Më vonë Gordon Broën u bë kryeministër dhe qeveria britanike nuk donte të hiqte dorë nga kontrolli i politikës së saj të normave të interesit, që do të kishte ndodhur nën sistemin e euros.

Sistemi do të kishte hequr gjithashtu një nivel rehatie me kursin e këmbimit të sterlinës. Për shembull, një firmë ose investitor britanik, për të shkëmbyer paund me dollarë ose anasjelltas do të ishte detyruar të përshtatej me një kurs këmbimi të euros.

Mbretëria e Bashkuar do të ishte detyruar të përmbushte kriteret e konvergjencës së euros përpara se të adoptonte monedhën, e cila përfshin mbajtjen e një raporti borxhi ndaj produktit të brendshëm bruto (GDP) që do të kishte kufizuar politikën fiskale britanike.

Por, ndërsa Britania e Madhe nuk e miratoi euron si monedhën e saj të përbashkët, ajo ishte integruar plotësisht në sistemin ekonomik të eurozonës dhe kjo nënkuptonte kufij të hapur, tregti të lirë dhe lëvizje të lirë të fuqisë punëtore brenda zonës, dhe ndërsa Brexit solli ndryshime të njëpasnjëshme të disa kryeministrave (Cameron, May, Johnson, Truss, Sunak), kursi i këmbimit stërlinë – euro është luhatur në këtë periudhë midis 1 BP me 1.06 – 1.27 Euro dhe kuptohet se në këtë kurs këmbimi interesat e ekonomisë britanike kanë prevaluar mbi interesat e ekonomisë evropiane, aq sa kur deklarohet inflacioni në Britani kursi i këmbinmit të euros luhatet shumë, ndërsa kur deklarohet inflacioni në BE, monedha britanike pothuajse nuk e ndjen ndryshimin.

Përgjatë kësaj periudhe mjaft dramatike, britanikët zbuluan Shqipërinë dhe mendohet se prej disa vitesh ata kanë vazhduar të blenë prona në Shqipëri si apartamente, vila, etj, duke patur shumë syresh që edhe moshën e pensionit kanë shfaqur dëshirën që ta kalojnë në Shqipëri. Britanikët shquhen për ndjekje të trendit dhe për bërjen e llogarive me gjak të ftohtë dhe kur vjen fjala për paranë, ata bëjnë më të mirën për të patur fitime dhe për të reduktuar humbjet. Pra, tashmë, nëse je britanik dhe ke disa para më njëanë dhe ke pension të përshtatshëm, është më mirë të jetosh jashtë Britanisë. Ky është një trend për qytetarët britanikë për vende ekzotike, përfshirë edhe Shqipërinë, dhe kjo bën që kapitali të dalë nga vendi në ritme edhe më të mëdha, duke sjellë probleme në sektorin bankar në përgjithësi për shkak se pakësohen kursimet e qytetarëve britanikë dhe jo britanikë në bankat e nivelit të dytë në Britani dhe nga ana tjetër, dëmtohet edhe bilanci i pagesave, parametër shumë i rëndësishëm ekonomik, për të cilin ekonomia britanike ka vuajtur shumë në periudhën pas Brexit.

Në rastin konkret, për lëvizjen e parave për ata qytetarë të Britanisë së Madhe, që duan të investojnë në Shqipëri, për ata qytetarë që janë shqiptarë, por që kanë dokumenta britanike si shtetësi apo nënshtetësi, e të tjerë të kësaj natyre, autoritetet britanike i referohen Amendimit të Kontrollit të parasë Cash të vitit 2019, sipas të cilit çdo lëvizje e parasë me më shumë se 10.000 £, duhet të deklarohet në doganë, qoftë edhe sikur shuma të jetë në formën e kartave të kreditit e debitit dhe në formën e çeqeve, edhe kur personi udhëton së bashku me familjen, duke marrë parasysh këtu edhe faktin se autoritetet doganore rezervojnë të drejtën e sekuestrimit të kësaj shume deri në 48 orë më pas nëse individi është lejuar të kalojë doganën me këtë shumë parash.

Duket se Britania e Madhe luhatet midis së drejtës ndërkombëtare për lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, dhe kufizimit të kësaj të drejte. Në këtë ikë ta që e vuajnë më shumë janë qytetarët e vendeve të varfëra dhe në zhvillim, pasi ata edhe nëse kanë pasaportë britanike, nuk e kanë luksin që të veprojnë me karta krediti e debiti dhe me numra llogarie. Kjo ndikon shumë në ekonominë  e këtyre vendeve, sikundër dihet që një pjesë e kapitalit që hyn në këto vende, qoftë edhe në formën e parasë Cash, shkon për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në këto vendet dhe kjo shumë parash në monedhë të huaj përfundon në tregun e kursit të këmbimit për shkëmbim mallrash dhe dhërbimesh të mëtejshme dhe hyn në ciklin e qarkullimit të parasë dhe krhimin e kësaj paraje në investime dhe në blerje lëndësh të para dhe makinerish për të nxitur investimet dhe zhvillimin në këto vende. Konkretisht për Shqipërinë vitin që shkoi remitancat ishin rreth 968 milionë euro, jo pak për një vend të varfër.

Duket se Qeveria Sunak ka shumë detyra shtëpie për të bërë dhe një nga detyrat kryesore është të shikojë Shqipërinë dhe shqiptarët si partner dhe jo si problem. Rishikimi i Amendimit të qarkullimit të parasë është kërkesë e kohës, pasi ka edhe mënyra të tjera për të mos deklaruar paratë në doganë, dhe paraja të kalojë nga një vend në tjetrin pa asnjë problem ligjor.