Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana.
Operacioni është zhvilluar në Ostia, ku në pranga ka rënë një 31-vjeçar shqiptar. Ai ishte subjekt i një urdhri europian arresti, lëshuar nga autoritetet shqiptar.
Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari duhet të vuajë në Shqipëri një dënim prej 3 vjet, 11 muaj dhe 22 ditë për trafik ndërkombëtar droge. Pas procedurave paraprake, 31-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Regina Coeli në pritje të ekstradimit në Shqipëri.