Të vërtetat që s’mbulohen me  intervista mafiozësh në mediat

71
Sigal

Dr. Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte/ Shkatërrimi i industrisë Naftës, nga qeveritë e kësaj periudhe të pafund trazicioni, është, një histori e trishtë, pasi me pak investim nafta do të rritej në shifrat e para të vitit 1990. Dhënia me konҫesion e pasurive natyrore, në kundërshtim me ligjet e privatizimit, përbën shkelje të rëndë juridike, drejtësia nuk i ndëshkon, sepse është palë me ta duke blerë edhe një pjesë të mediave që paguhen me parat e popullit!

  •   Shpërbërja dhe shkatërrimi industrisë Naftës, nga qeveritë e kësaj periudhe të pafund trazicioni, është, një histori e trishtë.
  • -Me pak investim në periudhën 1992-2004, nafta do të rritej në shifrat e para të vitit 1990, rreth 1.2 milion ton naftë/vit.
  • – Hartimi/miratimi i legjislacionit mbi privatizimin e industrisë naftës u bënë në kundërshtim të plotë me vullnetin e specialistëve dhe naftëtarëve.
  • -Dhënia me konҫesion e pasurive natyrore, në kundërshtim me ligjet e privatizimit, përbën shkelje të rëndë juridike, drejtësia nuk i ndëshkon, sepse me siguri është palë me ta.
  • – Skema e korrupsionit me përbërje politikanë, qeveritarë dhe drejtues nga AKBN-ja deri tek Albpetroli tregojnë shkatërrimin e naftës shqiptare

 Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Specialist dhe ish-Shef i kabinetit të vendburimeve në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier

Fal kushtetutës që miratoi Qeveria Nano, ku ҫdo dy vjet kupola politike jetëgjatë në pushtet del para popullit për ta mashtruar dhe gënjyer atë që t’i marri ca vota, sigurisht, se shumicën e vjedh dhe manipulon si do vetë. Ndërkohë këto i shoqëronpropogandae fuqishme mediatikepranë qeverive, majtas dhe djathtas, ku krahas shkrimeve bëjnë edhe video me pseudospecialistë, me gazetarë që i shërbejnë me zell dhe i lëpihen politikës, por rrallë nxjerrin edhe ndonjë studiues apo specialist vetëm sa për figurë, që flet me kohë të limituar. Në ҫdo event zgjedhjesh, kjo kuluni me propogandën e saj helmuese i thur lavde qeverisë ku të zezën e paraqet me ngjyra, pavarësisht se ajo ka dështuar tërësisht me politikën e saj dhe ku ҫdo ditë zbulohen afera të rënda korrupsioni. Ato manipulojnë opinionin brënda dhe jashtë për ndonjë qasje të Shqipërisë me perëndimin apo me institucionet ndërkombëtare ose thjesht edhe kur k/ministri sillet si gangster në tribunat e politikës botërore etj. Të gjitha këto trajtohen si arritje të “mëdha” të qeverisë, bashkë me investimet problematike siҫ janë rrugët, ndërtimet e tërmetit, aeroportet apo Porti Durrësit, ku do lulëzojnë pallatet me para korrupsioni, droge, etj. Arritje paraqiten edhe dështimet në Industrinë e Naftës si në kërkimet e reja në tokë apo det, ku premtojnë “fitime marramendëse”, por që deri tani s’ka rezultate të qarta, ashtu dhe shfrytëzimi barbar i vendburimeve që janë pasuria më e madhe e zbuluar deri në 90-tën, të cilët po i vjedhin dhe shkatërrojnë konҫesionarët bashkë me politikanët dhe qeveritarët. Për të gjitha këto abuzime që kanë paralizuar ekonominë s’ka asnjë lloj transparence.

Le të fokusohemi vetëm tek propaganda në Industrinë e Naftës, kryesisht në sektorin e vendburimeve ekzistuese, që janë një nga problemet më shqetësuese dhe skandaloze të saj, tëcilët janë bërë gangrenë për ekonominë dhe popullin shqiptar. Jepen shpesh emisione në mediat vizive dhe shkrime, por ne do të trajtojmë vetëm një video që u shfaq kohët e fundit në euronës Albania dhe u botua më 4 mars/2023 në Gazetën Tema, në artikullin me titull:“Thesari” që zbuluan italianët në Shqipëri. Aty flitet për historikun e zbulimit të naftës nga një studiues dhe një gazetar, por mashtrimet mbi Shpiragun, perspektivën dhe vendburimet i bëjnë të vetquajturit “ekspertë hidrokarburesh”, S. Dhima dhe L. Nikolla. Këta pelivan të qeverive, njëri ish “ekspert” në ministri dhe tjetri ish“ekspert” në Axhensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), kanë patur rolin kryesor në privatizimin e vendburimeve të naftës/gazit.

Shpërbërja dhe shkatërrimi Industrisë Naftës

Shpërbërja dhe shkatërrimi Industrisë Naftës, nga qeveritë e kësaj periudhe të pafund trazicioni, është një temë shumë e gjërë, një histori më vehte, që kapi të gjithë sektorët e saj, e cila domosdoshmërisht duhet shkruar, pavarësisht se aspekte të veҫanta janë dhënë në disa shkrime nga specialistë të naftës. Këtu ne do të trajtojmë kryesisht vetëm disa probleme mbi sektorin e përpunimit të vendburimeve, që po shfrytëzohen barbarisht nga kompanitë konҫesionare konglomerate të krijuara midis të huajve dhe militantëve oligarkë të qeverive. Jemi dëshmitar se rrënimi i parë në këtë industri, që filloi menjëherë pas rrëmujave të 90-tës, la pasoja në vendburimet në shfrytëzim që u shoqëruan me shkatërrime dhe u vodhën ca paisje sipërfaqësore të puseve etj., por nuk u shkatërrua pasuria nëntokësore e tyre, rezervat hidrokarbure, që vlerësoheshin miliarda EURO. Këto shkatërrime me pak investime do ishin riparuar nga vetë kompanitë dhe puset do ishin në punë. Bile me pak puse të rinj dhe me përmirësimin e metodave të veprimit në shtresë (MVSH), niveli prodhimit, nga 250-300*103 ton/vit që ra në periudhën 1992-2004, do të rritej në shifrat e para vitit 1990, rreth 1.2 milion ton naftë/vit dhe disa milion metër kub gaz. Futja e vendburimeve në fazën e shkatërrimit dhe kalimi i tyre drejtshkatërrimit të plotë lidhet me disa momente kryesore mbi strategjinë dhe politikat e pastudiuara që u aplikuan qëllimisht në këtë industri, siҫ ishin:

Hartimi/miratimi i legjislacionit mbi privatizimin e Industrisë Naftës në tërësi dhe sidomos i sektorëve më të rëndësishëm të saj siҫ janë kërkim-prodhimi dhe përpunimihidrokarbureve, sepse ato ishin me fitim dhe u bënë në kundërshtim të plotë me vullnetin e specialistëve dhe naftëtarëve.

Mënyra e privatizimit me terma të manipuluara në marrëveshjet hidrokarbure në vendburimet ekzistuese të naftës/gazit që në fillim u vlerësua e gabuar, sepse shteti nuk po merrte asgjë dhe gjithë fitimi shkonte tek kompanitë konҫesionare. Megjithatë ri-dhënia e tyre prapë me konҫesion nuk u ndal asnjëherë dhe qeveria me atë tip kontrate vazhdon akoma t’i japi ato edhe sot.

Shkatërrimi i Institucioneve Shkencore të Naftës, krijimi i AKBN, mbushja e dikastereve me militantë partish, jo specialistë dhe mënjanimi totalisht me qëllim i rolit të Specialistëve të Industrisë Naftës; mungesa e dëshirës dhe keq-qeverisjet e njëpasnjëshme të pushtetit, që i kishin të gjitha mundësitë të ri-shtetëzonin pasuritë natyrore, kur disa kompani largoheshin vetë dhe të pezullonin kontratat në kompanitë e tjera që ishin me shkelje të rënda në termat e tyre. Mirëpo asnjëra nuk veproi që të shpëtonte këto pasuri nga shkatërrimi i mëtejshëm, sepse ato aty kishin ngritur dhe konsoliduar skemën e korrupsionit me përbërje politikanë, qeveritarë dhe drejtues nga AKBN-ja deri tek Albpetroli.

Sugjerimet e vazhdueshme nga specialistët e naftës, për të ndalur këtë katastrofë me pasoja të rënda ekonomike–financiare, afatshkurtër dhe afatgjatë, politika dhe qeveritë asnjëherë nuk i kanë përfillur, sepse nuk duan të prishin skemën e korrupsionit që e kanë ndërtuar me shumë kujdes ndër vite. Prandaj gjithë institucionet shtetërore, si rrugë më të favorshme për të mos ndryshuar situatën kanë zgjedhur heshtjen e plotë, mashtrimet, propogandën politike me zbulimet e reja dhe mungesën e transparencës.

Dhënia me konҫesion e pasurive natyrore, në kundërshtim me ligjet e privatizimit, duke i falur ato tek njerëzit e tyre, klanet mafioze të lidhur me politikën, hajdutë, oligarkë të qeverive, militantë partish, miqve apo shokëve etj., që në krye vendosin ndonjë të huaj si “investitor strategjik”papara dhe paeksperincë në përpunimin e tyre, por që dinë vetëm të vjedhin dhe ndajnë fitimet bashkë, megjithëse përbën shkelje të rëndë juridike, drejtësia nuk i ndëshkon, sepse me siguri është palë me ta!

Lidhur me perspektivën e kërkimit për naftë/gaz në tokë apo në shelfin detar, nga kompanitë e huaja dhe rezultatet e marra, privatizimin e pasurive natyrore, rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik, vjedhjen dhe shkatërrimin e tyre, interesin që ka përpunimi i tyre në vend, shkatërrimin e njëpasnjëshëm të rafinerive nga klanet mafioze politike-qeveritare etj., si dhe për kërkim-zbulimin në zonën e Shpiragut, rezultatet e deritanishme, rezervat dhe prodhimi i pritshëm i naftës/gazit etj., janë trajtuar me detaje në disa shkrime dhe i qëndroj mendimit se ky vendburim n.q.s konkretizohet dhe Kompania Shell do të vazhdojë aktivitetin, fati i tij është i njëjtë me ato në vendburimet ekzistuese, përsa i përket fitimit që do të marrë shteti. Por në këtë shkrim do të shtoj vetëm një sugjerim të kolegut Hazbi M. Shehu, inxh. gjeolog nafte, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike, autor i disa studimeve në këtë rajon, i cili deklaron se:

“I kam ndjekur me vëmëndje shkrimet në media mbi Shpiragun dhe propogandën e herëpasershme të qeverisë bashkë me beniaminët e saj mbi rezultatet e kërkimit nga Kompania Shell, e cila punon mbi studimet dhe projektimet e specialistëve të Institutit Gjeologjik të Naftës, Fier. Më bëri përshtypje intervista e fizikantit dhe “ekspertit për menaxhimin e energjisë shqiptare”, Stavri Dhima, dhënë në D…. TV me gazetaren R. Xh dhe në euronews, Albania, ku rezultatin në zonën e Shpiragut ai e paraqiti me superlativa si arritje të madhe profesionale të punës tij. Kjo më la një shije të hidhur, sepse ky karierist dhe gënjeshtar ordiner nuk përmënd asnjë nga specialistët gjeolog apo gjeofizik me eksperiencë, që kontribuan me interpretimet e tyre në studimet-shkencore-projektuese në këtë rajon dhe që u konkretizua me këtë zbulim. Më tej ai shtoi se:- Në gjithë periudhën, që i vetëquajturi “ekspert i hidrokarbureve” ka marrë rrogën në Institutin Gjeologjik të Naftës nuk është marrë me shkencën e naftës, por ishte Kryetar i Bashkimeve Profesionale dhe më vonë merrej vetëm me punët e partisë, Sekretar i Byrosë Partisë. Në zonën e Shpiragut dhe rajonin rreth tij, për periudhën 21 mars1967–27 korrik1988, janë kryer disa studime dhe të gjitha grupet studimore-projektuese me specialistët përkatës që kanë marrë pjesë në to, sipas viteve, i kam drejtuar unë dhe vetëm në një prej tyre ja kemi vënë atij emërin aty nga fundi listës si autor, sepse ja kërkonte partia, por kontributi i tij ka qënë ZERO. Studimet janë arshivuar në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier”:

1 – Projektimi i punimeve të kërkimit në brezin flishor Bistrovicë-Qafa e Sqepurit-Gajdë, datë 21/3/1967 nr. iventari 526, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.

2 – Relacion mbi nevojën e shpimeve në sektorin Sqepur-Sheq–Gajdë, datë 5/2/1968, nr. iventari 539, autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.

3 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 24/2/1982, nr. iventari 1233, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Hudhra, V. Guri, V. Veizi.

4 – Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik mbas rezultateve të pusit Plashnik–1, datë 7/12/1985, nr. iventari 1513, autor Hazbi Shehu,Ali Mema, VasilHudhra,V.Guri.

5 – Përgjithësimi gjeologo–gjeofizik i rajonit Plashnik–Osmanzezë, datë 27/7/1988, nr.iventari 1694, autor Hazbi Shehu, Ali Mema, Vasil Loni,V.Veizi, UkëValbona, S.Dhima.

“Aty flitet për shënjat e naftës që gjetën ushtarët italianë tek ne gjatë Luftës Parë Botërore dhe gjeologët e tyre duke ndjekur ato arritën të zbulojnë Drashovicën që u shfrytëzua nga inxh italianë dhe flitet pak fjalë për punën e gjeologëve shqiptarë. M’u duk një përgjithësim me pikatore në kërkimet për naftën gjatë rreth 100 vitesh. Pastaj fokusohen vetëm tek kompanitë e huaja para dhe mbas vitit 1990, të cilat megjithëse paskan harxhuar“miliarda” për kërkimin e naftës nuk arritën të konkretizojnë ndonjë gjë. Me “studimet e tyre shkencore”, kompanitë misterioze apo fantazmë, që i vijnë rrotull vendit tonë për të zbuluar naftën e dëshiruar, parashikojnë “perspektivë”dhe të ardhme të“shkëlqyer”për vendin tonë, por faktikisht sytë i kanë vetëm nga prodhimi i naftës dhe gazit që kemi zbuluar ne. Aty nuk flitet fare për punën e palodhur, bile heroike të gjeologëve tanë në studimet gjeologjike, rilevuese, stratigrafike dhe punimet laboratorike me karakter shkencor. Gjeologët e Institutit Naftës bazuar në studimet komplekse gjeologo-gjeofizike, petrografike, gjeokimike, kolektore, hidrogjeologjike etj., arritën të paraqesin në mënyrë të qartë ndërtimin gjeologjik të vendit tonë me hartat gjeologjike komplekse dhe në bazë të këtyre studimeve gjeologjike shkencore u zbuluan disa vendburime të reja në ranor dhe gëlqeror, që e rritën prodhimin rreth 2.5 milion ton në vitin 1974. Këta gjeolog dhe inxhinier, jo vetëm që e zbuluan me djersë këtë naftë, por e lanë dhe me gjak si pasojë e diktaturës. Gjeologët e kompanive të huaja nuk e njohin fare gjeologjinë sipërfaqësore, por vjedhin analizat, përgjithësimet dhe studimet shkencore të gjeologëve shqiptarë. Në video nuk flitet fare as për shkrimet e specialistëve shqiptarë, që tregojnë me fakte se si politikanët dhe qeveritarët që drejtojnë vendin vjedhin dhe ndajnë fitimet bashkë me kompanitë që operojnë në vendburimet tona, ku të gjitha këto vjedhje dhe mashtrime janë botuar dhe demaskuar në mediat shqiptare. Aty nuk flitet fare as për gjeologët tanë që si shpërblim u burgosën dhe u pushkatuan”.

Vendburimet e naftës ishin plotësisht të konturuar, me rezerva të llogaritura në kategori më të lartë, të kompletuar me puse, me paisje nëntokësore dhe sipërfaqësore, ishin në shfrytëzim me regjim optimal, që kontrollohej me studime shkencore mbi përpunimin e tyre, që përgatiteshin nga spcialistë të Institutit Teknologjik. bashkë me ata të nd/jeve. Kishin linjat e transportit, nga gryka e puseve në depozitat e grumbullimit apo qëndrat e dekantimit naftës dhe deri tek uzinat e përpunimit saj apo transportit të gazit tek kosumatorët etj. Çdo nd/je kishte brigadame mini-sonda për shërbime në puse, teknikë të paisur me aparatura që kontrollonin punën e tyre dhe laborator ku analizonin vetitë fiziko-kimike të hidrokarbureve, krahas stafit inxhinjero-teknik në byrotë e projektimit etj. Në pellgun naftëgazmbajtës Patos–Marinës–Kuҫovë, në disa objekte, aplikoheshin MVSH për të rritur prodhimin dhe naftënxjerrjen. Çdo gjë ishte e mirëorganizuar, e kontrolluar dhe punonte sipas një cikli plotësisht të mbyllur. Në vëndburime ishin shpuar disa mijra puse të kategorive të ndryshme, në rrjet shfrytëzimi dhe investuar miliarda dollar.Pra, privatizimi i tyre, ishte gabimi/faji i parë më i rëndë që aplikuan politika dhe qeveritë e tranzicionit.

Me ardhjen e “demokracisë”

Me ardhjen e “demokracisë” në ‘90-tën, vendburimet e naftës/gazit ishin objektivi kryesor i politikës për t’i vjedhur që të pasuroheshin sa më shpejt. Për këtë krijuan gjoja konҫesionet, por në fakt i falën në kundërshtim me ligjet e privatizimit, pa pyetur naftëtarët dhe as specialistët e naftës, që i kundërshtuan me forcë këto pazare të pista. Në vitin 1994 vendburimi i parë që ra preh e skemës mafioze të privatizimit midis Qeverisë Meksi dhe Konҫesionarit “Premier Oil” ishte ai Patos–Marinës, ku vazhdoi vjedhja deri sa ai u largua vetë në vitin 1999. Sikur nuk mjaftoi ky dështim, në vitin 2004, këtë skemë privatizimi e rihapi përsëri hajduti socialist, Fatos Nano, duke ja falur po këtë vendburim Kompanisë Bankers Petroleum. Me ndërrimin e pushtetit në 2005-sën, këtë skemë e vazhdoi prapë hajduti dhe krimineli Sali Berisha, ku i fali gjithë të tjerët tek militantët dhe oligarkët e tij, që futën në lojë ndonjë “specialist” të huaj mafioz, gjoja si “investitor strategjik” dhe krijuan kompani. Ndërkohë, shumë nd/je në Industrinë e Naftës dhe institucionet shkencore, i vodhën, i shkatërruan, i mbyllën dhe i shitën për hesap të tyre në forma nga më të shëmtuarat. Nëkëto konҫesione sajuan skemën mafioze duke fshehur si “aksionerë” eksponentë hajdutë të politikës dhe qeverisë, për të vjedhur bashkë me konҫesionarët gjithë fitimin që del nga prodhimi. Pra, këtë pasuri natyrore e futën tërësisht në skemën e grabitjes dhe korrupsionit.

Në rotacionin politik të vitit 2013, pasi kishte kaluar“Ylberin” në skutat e errëta të Parisit për t’u shëndrruar nga “Demokrat” në “Socialist” dhe ishte rrahur nga bandat e Berishës, kur thotë populli si gomari në arën me duhan, mafiozi Edi Rama mori pushtetin dhe premtoi se do ri-shtetëzonte pasuritë natyrore, kurse hajdutët do t‘i ҫonte në burg, por ai kaloi prapë “Ylberin”, u bë“Rilindas” dhe socialistët i la në baltë. Gjatë qeverisjes tij në këto 10 vite, ai jo vetëm që i harroi premtimet, por në rrugë mafioze transferoi shumicën e konҫesioneve të vendburimeve kryesor, bashkë me hajdutët “aksionerë”, nga oligarkët e Saliut tek oligarkët e tij dhe disa ja fali oligarkut të Saliut, që është edhe oligarku i tij, si dhe shtoi pas tyre hajdutë të rinj si “aksionerë”nga banda e tij. Tani të dy janë administratorë dhe korrupsioni vazhdon normalisht njëlloj si më parë, kompanitë po i shkatërrojnë vendburimet plotësisht nëpërmjet shfrytëzimit barbar dhe sigurojnë fitime marramëndëse që i ndajnë me “aksionerët”. Qeveria, opozita, institucionet shtetërore, drejtësia dhe Presidenti Republikës, jo vetëm që nuk po shikojnë më, por po luajnë edhe rolin e shurdh-memecit.

Në këtë intervistë u fol prapë për kontratat në konҫesionet e vendburimeve të naftë/gazit, prandaj po analizojmë disa terma të tyre, si më të rëndësishme, ku shteti jo vetëm nuk fiton, por i ka humbur këto pasuri natyrore. Këta mashtruesa ordiner mafioz, gjatë intervistave të tyre, shpesh deklarojn sekontratat me ndarje prodhimi, 51/49 % për shtetin, në konҫesionet e vendburimeve ekzistuese, janë“shumë të mira”, të rangut Europian. Atëherë, si ato janë tëtilla kur shteti jo vetëm që nuk merr asnjë litër naftë, por sipas deklarimit të Deputetit Erion Braҫe në parlament, shteti merr zero tatim mbi fitimin, sepse si thikë pas shpine i kanëngulur koefiҫientin “R”, me të cilin kompanitë abuzojn me investimet.Këta tipa, herë pas here, propogandojnë dhe mashtrojn ashpër në shërbim të politikës, për ti tërhequr vëmëndjen popullit nga korrupsioni dhe shkatërrimi që po i bëjnë kompanitë bashkë me “aksionerët” fallco të qeverive vendburimeve. Të dy këta karieristë, që se kanë idenë mbi kërkimin dhe përpunimin e tyre, kanë influencuar në manipulimin e termave të kontratave në favor të konҫesionarëve, nuk kanë kërkuar llogari mbi zbatimin e tyre, kanë “falur” studimet shkencore, të dhënat faktike të rëndësishme dhe tepër sekrete nga fushatë e naftë/gazit apo zonat e reja perspektive, duke shkatërruar kështu arshivën e Institutit Gjeologjik, Teknologjik dhe Nd/jeve. Pra, këta janë pjesë e katrahurës, që bëhet prej kaq vitesh.

Nesër do lexoni:

Në gjëndjen që ishin vendburimet në vitin 1994, nuk kërkonin investime nga “investitorë strategjik”

– Kompanitë private, menjëher pasi siguruan vendburimet falas nga qeveria, forcuan disiplinën në punë, shkurtuan fuqinë punëtore dhe shpenzimet

-Bankers Petroleum, krijoi kapitale dhe shkatërron pellgun naftëgazmbajtës Patos–Marinës-Kuҫovë, qëka peshën kryesore në nxjerrjen e naftës në vend

Nga hiҫi kompanitë private u bënë pronare me pasuritë tona, sepse termat e kontratës favorizojn vetëm ato dhe fitimin e ndajnë me kokat e politikës dhe të Qeverive Nano–Berisha–Rama

Flitet se në Patos-Marinës apo në Kuҫovë nuk aplikohet shpërthimi hidraulik, por në puset horizontal apo të devijuar injektohet ujë me presion që ka shkaktuar tërmete