Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Viron Kona

599
Sigal

Viron Kona

            ETYDE

Deti

Më rrëmbeu në prehër deti i kaltër,

më ledhatoi ëmbël me valëzat e  tij,

s`doja të ndahesha  asnjë çast prej tij,

nëse do  të iki, të gjithin  “do ta pij!”

 Pranverë

Nga bulevardi vinin valë të qeshurash,

ecnin grupe – grupe vajza dhe djem,

ngrinin zërat dhe  qeshnin pas çdo fjale,

pranvera çelte lule e lidhte kokrra në pemë.

 

Atje…               

I ndjej brenda vetes këngët e pyllit,

erën që përkëdhel lule, shkurre e drurë,

cicërimat e zogjve që  diç i thonë njëri-tjetrit,

atje mes tyre dua të ngre një fole edhe unë.

 

 Mirësi

Mirësia është fjalë urtë dhe e pa bujë,

ajo shprehet thjesht dhe me ëmbëlsi:

-Ju lutem, uluni në vendin tim zonjë!

-Lutem, kaloni përpara meje, zotëri!

 

Xixëllonjë

Respektoje një xixëllonjë,

se jetën nuk e çon dëm,

kur natën fluturon,

një dritëz edhe ajo e bën.

Kur dola në pension

Kolegët më uruan, ta gëzoj moshën e pensionit,

nxënësit mblodhën për mua trëndafila të freskët,

roja i shkollës si kalimthi më kujtojë  fjalën e urtë:

“Meloditë e bukura, luhen në volinë të vjetër!”