Dy shqiptarë të moshës 44 dhe 34 vjeç, janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia italiane, pasi në makinë iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.
Shqiptarët u ndaluan ndërsa po lëviznin me makinë në Via Piave.
Shqiptarët u tradhtuan nga nervozizmi i tyre.
Nga kontrolli i makinës, policia kaloi më pas në banesat përkatëse, në Albenga dhe Imperia, ku më pas shqiptarët të dy u arrestuan në flagrancë për mbajtjen dhe trafikimin e drogës.
Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 23 gram kokainë e pastër dhe disa doza marijuanë, 100 euro që konsiderohen pjesë e parave të fituara nga shitja e drogës.