Përplasi me makinë këmbësoren në Shëngjin, procedohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është proceduar nga Policia pasi në qytetin e Shëngjinit duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësore.
Bëhet me dije se 45-vjeçarja po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Sigal

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi në qytetin e Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. P., 45 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore, e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.