Xhevdet ZEKAJ/ Mirë investimet, po mirëmbajtja e tyre dhe burimi i parave?

611
Sigal

Në “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi”, Durrës, Vlorë, Fier, Peqin, fushat janë bërë për të mbjellë patate

Përpara pak ditësh diku lexova se Federata Shqiptare e Futbollit ka harxhuar 8 milionë euro për infrastrukturën në këto vitet e fundit. Pak më poshtë shkruhej: “Himara dhe Kuçova së shpejti me fushë të re…” . Pak më poshtë një intervistë e Shpëtim Duros: Fusha e Durrësit për të mbjellë patate… Po atë ditë tek gazeta “Sporti Shqiptar kisha botuar një shkrim: “Xhadin (Xhat Bizhdillin) e ka mundur Xhada(FSHF)”…

Në thelb të gjitha këto i lidh dy gjëra morali dhe integriteti i presidentëve të futbollit, vizioni i tyre ekonomiko-financiar me mangësi dhe gazetaria jonë me shumë standarde, por edhe problemi i shpërdorimit të të ardhurave financiare nga Superliga apo futbolli në përgjithësi.

Të gjithë jemi dakord se infrastruktura  futbollit në Shqipëri si  ambientet e FSHF, stadiumet shqiptare, fusha sportive, ndriçimi etj janë shumë më mirë se përpara 2 vjetësh, por as mund të krahasohen me ato përpara 10 vjetësh. Deri këtu ok! Pastaj cilësia e këtyre investime apo mburrja se kemi bërë hapa viganë në infrastrukturë është qesharake dhe mjerane mjaft të themi se në : Në “Qemal Stafa” e “Selman Stërmasi”, Durrës, Vlorë, Fier, Peqin etj fushat janë bërë për të mbjellë patate do të thoshim që cilësia aty është për të dëshiruar, por fajin nuk e ka Federata, por koncepti i mirëmbajtjes së stadiumeve nga lokalët, klubet, bashkitë që i lënë ato në duar të fatit.

Në fakt thuhet se FSHF ka harxhuar 8 milionë euro për periudhën 10-vjeçare, pra më pak se 1 milionë euro në vit, kur vetëm për trajnerët e huaj paguhen pothuaj sa gjysma e këtyre lekëve në vit? Përse? Sepse lekët  përfitohen nga futbolli i Superligës apo i moshave, apo ai i femrave apo nga gjobat dhe pagesat e klubeve, bashkive, shoqërive aksionare etj?

Pra, FSHF-ja nuk thotë burimin se këto lekë janë nga ato të Xhatit, Zeqos, Takes, Refikut, Gjicit, Papulit, Fushajt, Laskes, Qarrit etj, madje ajo jo vetëm nuk thotë por s’jep llogari përpara “Xhatëve” që në këto vite shpenzimet për infrastrukturën janë më të vogla në total sesa dietat, lekët e darkave të dekorimeve, shpenzimet për rrogat, gostive, trajnerëve etj, etj.

Shumica e lekëve që mbinë në emër të futbollit nuk dihen se ku shkojnë, por kjo pak rëndësi kur ata “xhatërit” e futbollit nuk do ta kuptojnë kurrë sepse kënaqen kur u jepet ndonjë shpërblim, kur vendosin se si të venë ndonjë ndeshje së bashku në skedinë me ata të Xhadës, që se si të shkojnë në Europë për të humbur 5-1, 8-1, apo gola pas minutës 80-të, apo ndeshja të mbarojë me një gol, me tre gola+ etj?

Natyrisht që morali vjen vet por krahasimi apo shuma për tetë vjet është edhe një “dritë verbuese” për mendjet e “xhatërve”, për tu ulur në gjumë përpara kësaj shume, që është pak më shumë se rroga e trajnerëve të huaj të kombëtares dhe dietave dhe rrogës të VIP-ave të FSHF?

Natyrisht që  Federata bën mirë punën e saj, ajo nuk ka përse të ndryshojë, prandaj nuk lejon apo pengon me ç’të mundet krijimin e Ligës Profesioniste, kurse “xhatrit” duhet të ndryshojnë, madje urgjentisht, sepse jo vetëm i vjedhin duke përdorur lekët e tyre, por edhe i dënojnë, mallkojnë, apo u heqin suksesin me urdhër nga Xhada.

Nuk besoj të ketë njeri që nuk e di se si u godit Teuta apo u pre në besë vitin e kaluar, kur Hasanbelliu mund të ketë harxhuar jo më pak se 6 milionë euro, që janë shumë. Por ai klubi durrsak duhet të veprojë institucionalisht dhe mos të harrojë kurrë edhe nëse Xhada e futbollit i siguron një vend Europe, sepse ajo Europë nuk siguron 500 mijë euro, edhe sikur të luhet me çdo koefiçentë, aq më keq nëse klubi nuk kërkon dëmshpërblim moral, ekonomik por edhe trofe nga ata që e fundosën vitin e kaluar.

Por një individ që merr lekë andej këtej, apo që mbytet me borxhe, apo për një vend në avion të kombëtares, apo për një hotel falas shet shpirtin natyrisht i thotë gjërat sipas shijesh të djalit me kollare, por të gjithë humbasim ai, kolegët, lajmi, standardi, gazetaria etj.

Infrastruktura e futbollit në Shqipëri ka ndryshuar totalisht, por a duhet të shoqërohet me trasparencë, cilësi dhe duke u thënë “xhatërve”: “Po këto ndryshime janë fryt i Juaj! Ju Faleminderit dhe ju keni të drejtë të keni akses, të shikoni, kontrolloni, pasuroni, menaxhoni të ardhurat dhe shpenzimet që bëhen nga ne.(Nga Federata Shqiptare e Futbollit)”.

Kështu fushat nuk do bëhen pas një apo dy vitesh për tu mbjellur me patate, sepse ata në bazë, do të ruajnë si sytë e ballit shpenzimet e tyre dhe nuk do ti quajnë se vinë nga një mall pa zot!