Prof. Dr. Nikollaq Bardhi: Qarku i Fierit të vlerësohet, respektohet e vetpërfaqësohet?!

12
Sigal

Prof. Dr. Nikollaq BARDHI

“Nderi i Qarkut të Fierit”

Qarku i Fierit është me potencial shumë të lartë intelektual, ekonomik, bujqësor, industrial e turistik. Ka shumë intelektualë që kanë përfaqësuar majat e vendit: në mjekësi, bujqësi, art e kulturë. Le të përmendim të mëdhenjtë si: Jani Minga, Jakov Mile, Naun Doko, Jorgji Sota, Kristaq Dhamo, Vaçe Zela e Margarita Xhepa, Vilson Kilica, tre vëllezërit: Jakov, Petraq e më i madhi Aleko Xoxe, Vangjel Todi e deri tek më të rinjtë si: Tonin Kola, Maksim Mece, Vasillaq Mine, Albert Seqi, Olimpion Shurdi, ish studentë ekselent: Albina Doko, Luljan Rrogo etj. si edhe ata që shkëlqejnë në diasporë si: Përparim Gjeka e Eris Sako e shumë e shumë të tjerë. Qarku i Fierit ka më shumë se 12 shkolla me mbi 100 vjet aktivitet, shkollën e parë bujqësore në shkallë kombëtare, Institutin e parë kërkimor-shkencor të bujqësisë, Institutin e vetëm të naftës e shumë institucione të tjera arsimore e kërkimore, ka mbi 600 pedagog me grada e tituj pedagogjik e shkencor në universitetet e Shqipërisë. Në bujqësi mban vendin e parë në Shqipëri: toka arë, ullishte e sera. Ka mbi 40 km bregdet turistik e të veshur me bimësi si në asnjë vend tjetër. E vetëm për një rrugë direkte Kolonjë- Libofshë me vetëm 380 ml mikrotunel (pjesërisht i bërë nga ushtria) harxhohet kohë për më shumë se pesëmbëdhjetë km rrugë për t’u kthyer drejt Lushnjes, Beratit e Tiranës e lihet pa u shfrytëzuar 8,4 km bregdet i virgjër e i gjelbëruar. Do të ishte më mirë të ndërtohej e të vihej taksë edhe 200 lekë se do të kursente kohë, naftë, amortizime gomash e mjetesh. Investimet fillojnë të bëhen në zonat ku ka më shumë popullsi e kthehen më shpejt siç ndodh në gjithë botën. Ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta, investimet groposen atje ku nuk japin zhvillim e rikthim të shpejt të lekëve të investuara. Le të deklarohen investimet që janë bërë për këto tridhjetë vjet në Shqipëri e sipas qarqeve për çdo 10 000 banor apo për 1 000 ha tokë, e të bëhen krahasimet me qarqet e tjera, të deklarohen parimet që janë zbatuar. U bë rruga Levan-Tepelenë-Gjirokastër dhe Levan-Vlorë e ngeli për në fund ura e Mbrostarit-Levan. Duhet të përfundoj njëherë e përgjithmonë vendosja e autobusit kryq për t’i zënë rrugën të tjerëve. Të mos ngatërrohen lobet me klanet.

Klanet e deputetëve abuzivë kanë marrë investime jo frutdhënëse e deri në hapjen e universiteteve shtetërore jashtë logjike. A mund të pranohet që qarku i Fierit e Beratit të mos kenë universitet shtetëror?  Bijat dhe bijtë e këtyre qarqeve marrin shtëpia me qera në Tiranë me 25 000 lekë/muaj. Vetëm nga këto kursime për 24 000 studentë harxhohen mbi 600 000 000 lekë /vit, pra për tre vjet mund të ndërtohet universiteti me infrastrukturën e nevojshme, fillimisht me degët specifike që ka ky qark. “Aftësia” e të paaftëve ka mundur “paaftësinë” e të aftëve. Të paaftët kërkojnë parti, hidhen e i shërbejnë me shumë forma, kapin karrige të pamerituara dhe kur i largojnë nga karrigia shkojnë nga një parti në tjetrën për të kapur ndonjë karrige apo pasuri. Pra, partitë janë karriget e pasuria e jo aftësia e ndershmëria. Para zgjedhjeve diskutohet e flitet: Ai është i rrezikshëm, ka arsim më shumë se ne, është më i ndershëm se ne. Po erdhi ai në partinë tonë i bie drejt e na sposton ne. Dhe ata shkojnë tek kryetari e i thonë: nuk bën ai, nuk e do populli, nuk i përgjigjet parimeve të partisë sonë, është tip pengues, nuk të lë të përfitosh. Dhe kryetari mjeranë e heq nga lista dhe sapo iu preken interesat këtyre njerëzve largohen nga partia duke sharë e shpifur për kryetarin. Përse nuk u akuzua i nderuari Dhori Sallku, e përse të mos e përfaqësojë ai qarkun e Fierit. Të ngjashme janë edhe qarqet: Berat, Durrës e Elbasan. Qarku i Elbasanit është qarku i inteligjencës shqiptare, qarku i urtësisë me shumë pedagogë që mund ta përfaqësojnë më denjësisht se ata që shkojnë atje e lidhen me bandat që dihet se çfarë kanë bërë. Jo zotërinj. Partitë janë alternativa për t’i shërbyer më mirë popullit, alternativa zgjidhjeje të problemeve që ka: zona, bashkia, qarku e deri tek vendi. Alternativat janë filozofi e mendime ekonomike që krijohen nga një akumulim i gjatë e që nuk mund të ndryshohen. Edhe rrugën po e ndryshove nuk shkon në destinacionin e duhur. Në industri, Fieri ka naftën që për drejtimin e saj partitë kanë dërguar njerëz që nuk e kanë njohur fare këtë fushë e që janë bërë shpërdorime të tejskajshme dhe duke mos i dhënë as rrogën banorëve të qarkut të Fierit, rasti konkret: rafineria e Ballshit. Nuk janë bërë vlerësimet e dëmeve që kanë ardhur nga mos respektimi i rregullave teknike. Ndotja e ajrit, tokës e deri tek dëmtimi i banesave. Dhe për habi nuk paska mundësinë që të vetëpërfaqësohet në Parlamentin e Shqipërisë por vijnë lloj lloj njerëzish që e kanë parë me dylbi këtë qark e mbi të gjitha nuk kanë as vlera intelektuale e as kontribute në fusha të caktuara e për më tepër për fushat specifike siç është nafta. Pale, na përdorin edhe disa njerëz të paaftë që iu servilosen për të qenë në Parlament e që nuk ju është dëgjuar fare zëri. Minutazhi i diskutimeve për problemet e qarkut të Fierit është i papërfillshëm. Egocentrizmi partiak e deri tek klanet famëkeqe kanë bërë që qarku i Fierit jo vetëm që të jetë i fundit nga investimet e bëra në infrastrukturë por i është  bërë një shpërdorim i pasurisë që ka. Po të bëjmë një analizë e të shikojmë se nga Velipoja e deri në derdhjen e Shkumbinit e nga Vlora deri në Sarandë, pra pothuaj në të gjithë  bregdetin, janë bërë të gjitha akset hyrëse në bregdet, janë bërë investime shtetërore në përmirësimin e infrastrukturës për ujin e pishëm, rrugët e ndriçimi. Ndërsa bregdeti i qarkut të Fierit nuk ka investime. Do të sjellë në vëmendje se që në vitin 1959 është kërkuar nga Çekosllovakia plazhi Divjakës. Ky bregdet rrethohet dhe nga kurora e pikave turistike të shumta e me vlera historike si: Apolonia, Ardenica, Bylisi, Kalaja e Vilë Boshtovës e deri tek Berati.

Janë mbi 700 000 banorë që vijnë në bashkitë e qarkut të Fierit, Beratit dhe të Elbasanit që mund të shkojnë në këtë zonë bregdetare e të pushojnë dhe prodhimet bujqësore mund të shiten më shtrenjtë dhe jo siç ndodh në Libofshë e Seman ku uji është më i shtrenjtë se qumështi, në Divjakë uji i pijshëm në verë është tre herë më i shtrenjtë se në periudhat e tjera jo turistike. Dhe natyrshëm lind pyetja: Përse ndodh kjo? Sepse urtësia e popullit të qarkut të Fierit është e tejskajshme deri në nivelin e naivitetit aq sa nuk respektohet. Por ta kenë të qartë se naiviteti nuk shahet e as urrehet, por shejtanllëku, egoizmi e mungesa e sinqeritetit urrehen e ndëshkohen. Është qarku që ka paguar taksat, dritat, telefonin e ujin e pijshëm vazhdimisht e më lartë se çdo qark tjetër, edhe në 1997 i ka shlyer detyrimet. Është qarku që ka furnizuar Tiranën me bulmet e perime, ka qënë i pari për eksportimet e prodhimeve bujqësore e industriale. Por në momente të vështira të Shqipërisë thirren bija dhe bij të këtij qarku për t’i shërbyer sa më mirë popullit. E përsëri ata shfaqen me virtytet e dinjitetin e tyre dhe largohen pa as më të voglën akuzë siç është rasti i ish-kryeministrit Ylli Bufi, i biri i të madhit Sokrat Bufi, të cilëve jo vetëm nuk iu ndjehet asnjë akuzë, por nderohen më vonë, i nderon koha. populli dhe e vërteta. Po kështu ish-ministri i arsimit Edmond Lulja, i cili drejtoi Ministrinë e Arsimit me mjaft kompetencë e efektivitet dhe që nuk e restauroi ndërtesën dhe që më vonë vazhdoi me botimin e teksteve mësimore. Dritan Prifti ka bërë thirrjen me filozofi kombëtare, iku koha kur thoshin: Shqipëri mos ki frikë se i ke djemtë në Amerikë, por, “Shqipëri mos ki frikë se ke djemtë në Shqipëri”. Përse është kthyer qarku i Fierit në qendër të vjedhjes e shpërdorimit të zgjedhjeve? Janë disa pika: Libofsha, Dushku e Rruzhdia, tashmë janë të njohura arsyet e rrjedhojat. Kandidatët për deputet nuk kanë qënë vendalinj, por kollovarë e që kanë gjuajtur edhe disa servilë e të paaftë, që kanë mbaruar shkollën e lartë me pesa dhe i kanë thënë pedagogut: Mos më verë gjashtë sepse më prish mesataren, se i kam të gjitha pesa e deri dhe ne por bëjnë kompromise famëkeq, njeri me PS e tjetri me PD pa i shërbyer popullit e pa ruajtur dinjitetin e Fierit, por me synimin që të marrin pasuri. Shembullin e keq e mësoi bota me SHBA-në, ku leket e pasurinë mund ta ndërrosh e ta vësh edhe me mënyra të tjera, por mençurinë e karakterin nuk e ndërron dot. Drejtimi intelektual i botës është e qartë që është në Gjermani, atje ku mendimtarët janë pasuri e parë intelektuale që vënë në shërbim të popullit gjithë pasurinë mbi e nëntokësore. Përse duhet t’i jepet të huajve rafineria e naftës e jo specialistëve shqiptar? Një nënvleftësim total për intelektualët ishte thirrja e specialistit italian kur ishte gjallë ndërtuesi i këtyre digave, i ndjeri e i madhi Profesor Farudin Hoxha, i cili nuk u nderua dhe në përcjelljen e tij të fundi. Militantizmi partiak ka persekutuar intelektualët e mirëfilltë. Përse nuk zbulohet vrasja e të nderuarit Fatmir Xhindi? I cili në vitin 2009 i bëri thirrje që PS e PD e Fierit të bëjnë  marrëveshje që qarkun e Fierit ta përfaqësojnë intelektualët e Fierit dhe të mos vijnë deputetë mercenarë e pseudointelektualë që nuk iu dhimbset fare Fieri. Përse nuk u zbulua: kush e pruri makinën e bardhë në Fier ditën e zgjedhjeve që u dha edhe në televizion? Përse nuk u zbuluan autorët dhe me kë ishin të lidhur? Përse nuk u dëgjua fjala e burrit shumë të nderuar Thoma MEÇO kur tha: nuk ka intelektual Fieri? Kjo është një çudi? Xha Thomai, që edhe kryetarin e veteranëve të Fierit donin ta sillnin nga jashtë dhe nuk e lanë veteranët e Fierit. Ka nga ata që bëjnë bajga poezi që Myzeqeja nuk paska luftuar, ata që erdhën mbasi u vranë me njeri tjetrin, me një thesë me morra e pleshta dhie e u strehuan atje ku nuk kishte vjedhje (deri në 1934 dyqanet e Fierit liheshin hapur se nuk vidhej). Kush janë këta që duan t’i imponojnë e deri ti mohojnë vlerat këtij qarku. Për një e për një gjilpërë na humbi Fieri tërë. Në demokraci (Demos –Popull, Cratos- pushtet, Pushteti i votës së popullit) njerëzit janë të barabartë për nga e drejta.  Dhe vota është e saktë dhe e ndërgjegjëshme kur kandidatë janë vendalinj, pra, janë lindur, kanë banuar, kanë jetuar e  kanë varret aty, pra shkalla e njohjes është shumë e lartë dhe populli voton sojlinjtë dhe jo sojsëzët. Ata që shtrembërojnë të drejtën duhet të dënohen. Një popull është i lirë atëherë kur nxjerr qeverinë që dëshiron, pra ai voton i lirë dhe ndjehet i ndërgjegjshëm për atë që ka votuar se vota nuk i deformohet. Vlerat e individëve janë kryesore, intelektualët e mirë i bëjnë partitë të mira e të forta dhe i shërbejnë popullit. Shqipëria do të bëhet nga njerëz të aftë e të ndershëm, të pakorruptuar e deri në idealist. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ke frikë t’i thuash hajdutit hajdut, të paaftit i paaftë, ku akuzat e kundërakuzat janë lumë e nuk ka të dënuar, pale na përdorin edhe fjalë të huaja që degjenerojnë gjuhën shqipe si: katarsis, afera, malavite e korrupsion që në shqip i thuhet qartë hajdut. Por natyrshëm lind pyetje: përse heshtin intelektualët? Përgjigjia historike është e qartë: ata jo vetëm nuk janë vlerësuar në të tre periudhat e shtetit shqiptar, por janë persekutuar: Zogut, monizmit e të demokracisë. Në periudhën e parë janë të njohura vrasjet, në të dytën përsëri është e qartë që ju prenë kokat e nuk gjenden varret. Mjafton të përmendim vitet 1972 – 1976, kur ministrat e aftë u zëvendësuan nga ministra mediokër e pa diplomë, që nuk kanë deklaruar asnjëherë se çfarë shkolle kanë mbaruar.

Të gjendet një që nga të vrarët e monizmit që nuk ka qenë intelektual, si qeveritar, hoxhallarë e priftërinj. Në demokraci janë vrarë ata që kanë kundërshtuar kryetarët e partive, që nuk janë të korruptuar, ata që nuk janë pajtuar me premtimet boshe si: çeku i bardhë, grada zero, terapia e shokut (schocut- përplasje, goditje e damlla), 350 000 vende pune e deri tek kthimi i lekëve të piramidave. I është dhënë tokë të huajve me 7800 lekë/ha dhe unë ja kam marrë tokën me qera me 30000 lekë/ha në Lushnje), katër herë më shtrenjtë, e cilën tokë, tokën e vendit tim ja marrë një të huaji. Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Të punësuarit në shtet e marrin rrogën në bankat private, të cilat që nga korriku 2006 kanë vënë një komision fiks 125 lekë e të tjera e të tjera komisione. Kanë imponuar edhe kontrata kolektive. Në të gjithë botën është një parim moral kombëtar: Toka, fëmija, gruaja e leku nuk lihen në duart e të tjerëve, të botës. E përse duhet lënë këto dhe Fieri në duart e të tjerëve? Kurrsesi jo. Duhet që t’i hapet rrugë demokracisë funksionale, të rinjve të Fierit që të mos bëhen më turpe e të mos bien në gabime që kanë rënë të tjerët, si ajo e Nolit që shprehu spicat ose lajthitjet përçarëse të kombit, kohë që u larguan shumë shqiptarë. Më vonë kur po udhëtonte me tren e pyetën në disa gjuhë e ai u përgjigj po në gjuhët që u pyet, pra një njohës i shumë gjuhëv edhe më në fund e pyeti bukuroshja italiane dhe ai ju përgjigj po italisht. Ajo i thotë nga jeni ju burrë i nderuar? Ai i përgjigjet: Nga Shqipëria. Ajo me habinë teatrale i thotë: Ku shtrihet Shqipëria? Ai habitet e trishtohet, fillon të lotojë për disa sekonda, mbledh veten dhe i bën pyetjen: Pse nuk e dini ju zonjë e nderuar ku shtrihet Shqipëria? Jo i thotë. Dhe Noli e merr veten dhe i spjegon:Ja si këmbët e tua me të mijat, janë dy vende fqinjë e lagen nga një det në të cilin lëviz peshku që ju keni qejf ta kapni. Po ju përse ikni nga Shqipëria? Iki se nuk u morra vesh me popullin tim. E pra, pse ju nuk merreni vesh me njëri-tjetrin, nuk dihet ku jeni!? Por politikanët sot duan copa e pasuri ndaj zihen ditën e bashkohen natën, ndaj e duan Fierin se ka shumë vota dhe i janë mohuar dy deputetë (nga tetëmbëdhjetë që i takojnë ka gjashtëmbëdhjetë) dhe disa prej tyre janë kollovarë. Por do ti përmendja një fakt, që në vitin 1934 mbreti i çon një kandidat për deputet nga Përmeti në Tepelenë, dhëndër në Tepelenë dhe e prezantojnë. Një burrë i vjetër me shumë ndikim në popull, që pinte duhan me llullë, priti sa mbaroi, shkundi llullën tek këpuca e tha: I bukur je, i mençur je,dhëndërr të kemi,  por ç’të bëjmë që na kemi një shprehje: “O Bexhet o tru dalë, nuk të bëhet dhëndri djalë”. Që në këtë kohë Tepelenasit u vetëpërfaqësuan në Parlamentin e Shqipërisë.

I bë j thirrje të  gjitha partive politike të  Qarkut të  Fierit të  mos pranojnë  më  kandidat të  jashtë m por të  jenë  vendalinj, intelektual t më  të  mirë  dhe motoja të  jetë : Të  gjithë  bashkë  për Fierin, të  gjithë  të  mendojmë  e bashkë punojmë  për të  bërë  më  të  mirën për Fierin.