Francë/ Ekspertët thonë se fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të përdorin telefona inteligjentë

25
Sigal

Fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk duhet të përdorin telefonat inteligjencë dhe nuk duhet të aksesojnë rrjetet sociale si TikTok, Snapchat dhe TikTok, deri në moshën 18 vjeç, sipas një raporti që ka kërkuar presidenti Emmanuel Macron.

Macron u kërkoi ekspertëve të propozojnë udhëzime për përdorimin e telefonave inteligjentë te fëmijët, duke synuar të ndërmerren hapa përfundimtarë për kufizimin e ekspozimit të moshave të reja ndaj rrjeteve sociale. Gjithsesi, ende nuk është e qartë se si do të veprojë qeveria dhe hapat konkretë që do të marrë për ndalimin e kësaj grupmoshe për të mos aksesuar rrjetet sociale.

Kjo kërkesë e presidentit vjen pasi në janar të këtij viti, ai njoftoi se do të ketë ndalime dhe kufizime të mundshme në Francë që fëmijët të mos lejohen të kenë një telefon inteligjent dhe deri në moshën 18-vjeçare të mos kenë llogari në rrjetet sociale të sipërpërmendura.

Raporti nënvizon se fëmijët duhet të mbrohen nga qasjet strategjike të industrisë së teknologjisë, e cila duke dashur të fitojë më shumë, rreket të tërheqë vëmendjen e fëmijëve, duke përdorur trajta të aftësive njohëse, për t’i lidhur ata edhe më shumë me ekranet, si dhe për t’i kontrolluar, që të ketë më shumë fitimprurje.

Gjatë 3 muajve, shkencëtarët dhe ekspertët kanë kryer një studim, nga i cili neurologu Servan Mouton dhe shefi i psikiatrisë në departamentin e varësisë në spitalin “Paul-Bruce”, Amin Benjamina, sugjerojnë që fëmijët nën moshën 3-vjeçare nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, përfshirë këtu edhe televizorin. Sipas tyre, asnjë fëmijë para moshës 11-vjeçare nuk duhet të ketë në duar një telefon.