Cilat klube do të shkojnë në finalen e Champions League? Probabilitetet e OPTA-s

12
Sigal

Analistët e OPTAS-s, kompanisë më të madhe statistikore në botë për futbollin, parashikojnë (bazuar në modelet e tyre statistikore të sofistikuara) se PSG e ka vetëm 36.2% probabilitetin e kualifikimit brenda 90 minutash në përballjen me Dortmundin (pra të një fitoreje në 90 minuta me të paktën 2 gola epërsi).

Ndërsa probabilitetin e kalimit të turit (pas shtesave dhe penalltive të mundshme) e ka sipas tyre vetëm 48% (shihni Tabelën 1). Për Realin, analistët e OPTA-s parashikojnë një probabilitet 52.6% të kualifikimit në 90 minuta dhe plot 67.5% të kalimit të turit (pas shtesave dhe penalltive të mundshme).

Duke ndërthurur probabilitetet e analistëve të OPTA-s, ndërtova tabelën e mëposhtme për probabilitetet e çifteve të mundshme në finale. Kështu, çifti mëi mundshëm rezulton Real-Dortmund, me probabilitet 35.1%.

I dyti rezulton Real-PSG, me probabilitet 32.4%, dhe i treti rezulton çifti gjerman, Bajern-Dortumnd, me probabilitet 16.9%, që nëse materializohet, do të përsëritet në stadiumin londinez “Uembley” finalja e 2013- ës (që e fitoi Bajerni 2-1). Ndërsa një përsëritje e finales së 2020-ës Bajern-PSG (që e fitoi Bajerni 1-0) e ka probabilitetin vetëm 15.6%.