Skenari i frikshëm/ Skuadrat e vendit të 5-të dhe të 6-të në La Liga ëndërrojnë Champions-in

218
Sigal

Duket e pabesueshme, por nëse ndodh, do të hapë skenarë të frikshëm dhe interesantë në kampionatin spanjoll.

UEFA ka hapur hetimin për të përjashtuar tri skuadrat që vazhdojnë të jenë ende pjesë e Super Ligës së Europës, Realin, Barcelonën dhe Juventusin.

Me një vendim drastik, këto ekipe nuk do të ishin më pjesë e Champions-it për sezonin e ardhshëm dhe kjo gjë do të sillte kualifikimin e ekipeve që renditen më poshtë në La Liga.

Vendi i pestë dhe i gjashtë shpresojnë që të shkojnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Fillimisht duhet që të merret vendimi nga UEFA për tri ekipet e sipërpërmendura.