ANALIZË/ Botërori 2026 në këndvështrimin e ish-mesfushorit kuqezi Andrea Marko: Messi mbetet emblema në futbollin botëror

Kampionati i 23-të Botëror i Futbollit, 11 qershor-19 korrik

ANALIZË/ Botërori 2026 në këndvështrimin e ish-mesfushorit kuqezi Andrea Marko, kritikon pushimi 2 minuta e prish fizionominë dhe ritmikën e lojës

Nga Agron KAJA

NOA

Botërori ka nisur ndeshjet e dyta në grupe, çfarë veçoni nga 24 ndeshjet e para?

Në ndeshjet e para në grupe, futbolli mbeti lojë e surprizave. Veç bukurisë që dhuron, skuadra pretendente si Brazili, Spanja, Gjermania, Franca dhe Argjentina që u ndeshën me kundërshtarë të lehtë. Pretendente janë Anglia me Portugalinë.

E ka ulur shikueshmërinë ritmika ditore në jetën e qytetarëve, kryesisht në Tiranë?

Nuk besoj, sepse kampionati botëror është eveniment i madh që luhet një herë në katër vite. Shqiptarët renditen si futbolldashës në botë, ndaj mendoj se ndikimi nuk mund të jetë i ndjeshëm, në raport me ritmikën ditore të jetës së qytetarëve.

Kanë luajtur në këto ndeshje edhe Messi me Ronaldon, si ka qënë paraqitja e tyre në fushë?

Messi e tregoi klasin në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë. Ai luan në Amerikë ku luhet tjetër futboll, ndërsa Ronaldo vjen nga një kampionat ku luajnë edhe shumë yje, por mosha e pengon shumë për në nivele të larta. Ai kërkon të bëjë rekorde!

Sipas jush, cilën nga ndeshjet e luajtura në këto ditë të Botërorit e veçoni si më të mirën?

Francë-Senegal  3-1, më pëlqeu shumë si një ndeshje e bukur. Edhe Brazil-Marok  1-1ishte një ndeshje e mirë, ku marokenët shfaqen si pretendentë. Argjentina kishte spektakël në fitoren me Algjerinë, por edhe Anglia e Norvegjia treguan nivel loje.

Në ndeshjet e para të grupeve, cili ka qenë rezultati që ka dalë jashtë pritshmërive?

Mund të them se barazimi i Spanjës 0-0 me Bregun e Gjelbërt, barazimi 1-1 i Brazilit me Marokun, si dhe barazimi i Portugalisë, 1-1 me Kongon. Te Brazili, duket se Ançeloti ende nuk e ka implementuar më të mirën. Do ketë surpriza.

Në 28 ndeshje janë shënuar 99 gola (pa ndeshjen SHBA-Australi), është ky një tregues i mirë në këtë event të futbollit botëror?

Në këndvështrimin tim, ky numër golash është brënda parametrave të mira. Sepse me 3 gola për ndeshje jemi në një mesatare të pranueshme. Por duhet të ishin shënuar më shumë gola nga disa skuadra, të cilat kanë lojtarë golashënues cilësorë.

Të enjten nisën ndeshjet e dyta në grupe, mundet që në këtë fazë të grupeve të përcaktohen të kualifikuarit e parë?

Gjithmonë në këtë faze, çdo skuadër hyn në fushë me laps në dorë. Skuadra që kanë fituar ndeshjet e para, duhet të jenë të kujdesshme në këto ndeshje të dyta, ndërkohë që Meksika është e kualifikuara e parë me 6 pikë në Grupin A.

Për cilën skuadër bëni tifo, dhe cila mendoni se mund ta fitojë këtë kampionat të 23-të Botëror?

Për momentin më pëlqen më shumë Franca, ku brënda saj ka shumë kampionë. Aty janë gërshetuar skuadra të mëdha në Europë. Do dëshiroja ta fitojë ajo skuadër që ka fat dhe që luan më mirë, por trofeun e shoh mes Europës dhe Amerikës Latine.

Mediat portugeze “kryqëzojnë” Ronaldon

Pas barazimit 1-1 me Kongon, te Portugalia nuk ka qetësi. Mediat portugeze dhe  jo vetëm, janë fukusar me kritika për paraqitjen e dobët të kapitenit Ronaldo. “Kjo nuk është mënyra se si mundesh”, është një titull ky në shtypin sportiv portugez që erdhi pas asaj që e përshkruan si një “performancë të dobët nga ekipi i kapitenit, nga Kristiano Ronaldo”. Dukshëm, Ronaldo u shfaq siç nuk donim ta kishim parë.

Nejmar nuk ja del, mungon edhe ndaj Haitit

Sulmuesi Nejmar do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës. Lojtari nuk është grumbulluar për përballjen kundër Haitit, e cila do të luhet në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (02:30). Trajneri Karlo Ançeloti ka vendosur ta lërë në qendrën stërvitore të ekipit, me qëllim që të vijojë rikuperimin e plotë për mos rrezikuar. Edhe pse nuk ka një datë të saktë për rikthimin në fushë të tij, mediat braziliane konfirmojnë se Nejmar pritet të jetë i gatshëm për fazën me eliminim direkt, pas përfundimit të ndeshjeve në grupe.

FITUESIT E BOTËRORËVE

Viti 1930        Uruguaji

Viti 1934         Italia

Viti 1938         Italia

Viti 1950         Uruguaji

Viti 1954         Gjermania

Viti 1958         Brazili

Viti 1962         Brazili

Viti 1966         Anglia

Viti 1970         Brazili

Viti 1974         Gjermania

Viti 1978         Argjentina

Viti 1982         Italia

Viti 1986         Argjentina

Viti 1990         Gjermania

Viti 1994         Brazili

Viti 1998         Franca

Viti 2002         Brazili

Viti 2006         Italia

Viti 2010         Spanja

Viti 2014         Gjermania

Viti 2018         Franca

Viti 2022         Argjentina

 

 

Grupi A 

Skuadrat                     Nd       P

Meksikë                       2          6

Kore Jugut                  2          3

Çeki                             2          1

Afrika e Jugut             2          1

Ndeshjet në Grup

E enjte, 11 qershor 2026

Meksikë-Afrika J                    2-0

E premte, 12 qershor 2026

Kore J-Çeki                             2-1

E enjte, 18 qershor 2026

Çeki-Afrika J                          1-1

E premte, 19 qershor 2026

Meksikë-Korea J                     1-0

E enjte, 25 qershor 2026

Çeki-Meksikë              03:00

Afrika J-Korea J          03:00

 

Grupi B

Skuadrat                     Nd       P

Kanada                        2          4

Zvicër                          2          4

Bosnje H                     2          1

Katar                           2          1

Ndeshjet në Grup

E premte, 12 qershor 2026

Kanada-Bosnje H                   1-1

E shtunë, 13 qershor 2026

Katar-Zvicër                            1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Zvicër-Bosnje H                     4-1

E premte, 19 qershor 2026

Kanada-Katar                         6-0

E mërkurë, 24 qershor 2026

Bosnje H-Katar                       21:00

Zvicër-Kanada            21:00

 

Grupi C

Skuadrat                     Nd       P

Skoci                           1          3

Marok                          1          1

Brazil                           1          1

Haiti                            1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Brazil-Marok                           1-1

Haiti-Skoci                              0-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Skoci-Marok               00:00

Brazil-Haiti                 02:30

E enjte, 25 qershor 2026

Marok-Haiti                00:00

Skoci-Brazil                00:00

Grupi D

Skuadrat                     Nd       P

SH B A                       1          3

Australi                       1          3

Turqi                            1          0

Paraguaj                      1          0

Ndeshjet në Grup

E shtunë, 13 qershor 2026

SHBA-Paraguaj                      4-1

E dielë, 14 qershor 2026

Australi-Turqi                          2-0

E premte, 19 qershor 2026

SHBA-Australi                       21:00

E shtunë, 20 qerhor 2026

Turqi-Paraguaj                         05:00

E premte, 26 qershor 2026

Paraguaj-Australi                    04:00

Turqi-SHBA                           04:00

Grupi E

Skuadrat                     Nd       P

Gjermani                     1          3

Bregu Fildishtë           1          3

Ekuador                      1          0

Kuraçao                       1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Gjermani-Kuraçao                   7-1

E hënë, 15 qershor 2026

Bregu F-Ekuador                    1-0

E shtunë, 20 qershor 2026

Gjermani-Bregu F       22:00

E dielë, 21 qershor 2026

Ekuador-Kuraçao        02:00

E enjte, 25 qershor 2026

Kuraçao-Bregu F        22:00

Ekuador-Gjermani      22:00

Grupi F

Skuadrat                     Nd       P

Suedi                           1          3

Japoni                          1          1

Holandë                      1          1

Tunizi                          1          0

Ndeshjet në Grup

E dielë, 14 qershor 2026

Holandë-Japoni                       2-2

E hënë, 15 qershor 2026

Suedi-Tunizi                            5-1

E shtunë, 20 qershor 2026

Holandë-Suedi                                    19:00

E dielë, 21 qershor 2026

Tunizi-Japoni                           06:00

E premte, 26 qershor 2026

Japoni-Suedi               01:00

Tunizi-Holandë           01:00

Lojtarë me moshën më të vjetër

* Kraig Gordon (Sko)             43 vjeç

* K. Ronaldo (Port)                41 vjeç

* Guiller Ochoa (Meks)          40 vjeç

* Luka Modriç (Kro)              40 vjeç

* Manuel Nojer (Gjerm)         40 vjeç

Lojtarë me moshën më të re

* Gilberto Mora (Meks)          17 vjeç

* Hugo Sochurek (Çeki)         18 vjeç

* Lennart Karl (Gjerm)           18 vjeç

* Ibrahim Mbaje (Sen)            18 vjeç

* H. Abdelkarim (Egy)           18 vjeç

Trajnerë me moshën më të re

* J. Negelsman (Gjer)             38 vjeç

* Emerse Faye(Bregu F          42 vjeç

* Pape Thiau (Sen)                 45 vjeç

* S. Bekace (Eku)                   45 vjeç

* Lionel Skaloni (Argj)           48 vjeç

Trajnerë me moshë më të madhe

* Dick Advokat (Kura)           78 vjeç

* Hugo Brus (A. Jugut)          74 vjeç

* M. Koubeck (Çeki)              74 vjeç

* Havier Aguirre (meks)         67 vjeç

* Karlo Ançeloti (Bra)            67 vjeç

SHIFRA&FAKTE/ Në Botëror luajnë lojtarë të moshave të ndryshme, por ka edhe trajnerë veteranë

Dritëhijet për yjet dje dhe sot, sulmuesit bëjnë diferencën

Nëse do të analizonim tre emra të mëdhenj të futbollit Botëror, pjesëmarrës edhe në Amerikë në veprimtarinë e 23-të të këtij niveli, Ronaldo, Messi e Mbappe, ata  mbeten tre yjet që dominojnë jo vetëm në fushë, por edhe në statistika. Argjentinasi Lionel Messi mbetet në krye me 16 gola të shënuar në 27 ndeshje, dhe duke patur parasysh faktin se ai është ende në fushë, kjo shifër mund të kalojë edhe Miroslav Klosen e Gjermanisë. Ndërsa Kristiano Ronaldo i Portugalisë ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje, por me formën që tregoi në barazimin 1-1 ndaj RD të Kongos, ndoshta do jetë e vështirë ti arrijë dy të parët. Nëse do flasim sa i përket moshës së lojtarëve që luajnë në këtë Botëror, janë dy ekstreme që u përkasin moshës mbi 40 dhe nën 20 vjeç. Më i vjetër në moshë është portieri i Skocisë, Craig Gordon me 43 vjeç e 170 ditë, ndërsa lojtari më i ri në moshë është mesfushori i Meksikës, Gilberto Mora, 17 vjeç e 240 ditë. Tek më të vjetrit në moshë, në vëndin e dytë është Kristiano Ronaldo i Portugalisë, i cili në ndeshjen ndaj Kongos ishte 41 vjeç e 132 ditë, ndërsa luan Botërorin e tij të gjashtë. Edhe sa i përket moshës së trajnerëve, ka diferenca. Kështu, më i ri është Julian Negelsman i Gjermanisë 38 vjeç, dhe më i vjetër është Dick Advokat i Kuraçaos 78 vjeç. Me nga 14 gola vijnë Gerd Myler i Gjermanisë dhe Kilian Mbappe i Francës, i cili ende nuk i ka mbushur 28 vjeç. Nga ana tjetër, Bregut i Fildishtë e ka skuadrën më të re në Kupën e Botës, me mesatare prej 25 vjet e 310 ditë. Dhe për ti mbyllur sot këto shifra dhe fakte, kujtojmë se portieri meksikan Antonio Carbajal (sot 93 vjeç), ka luajtur 48 ndeshje në kampionatet botërorë në peridhën 1950-1966. Pas tij vjen mesfushori gjerman Lothar Mattheus me 150 ndeshje të luajtura, mes viteve 1982-1994. Veçohet edhe një fakt: sulmuesit Lionel Messi, Kilian Mbappe, Herri Kein dhe Erling Haland, e nisën në mënyrë shumë pozitive Kupën e Botës 2026, duke qenë protagonistët kryesorë të kombëtareve të tyre.

Spanja vlerësohet si fituesja e mundshme e Botërorit

“Football Meets Data”, kompania që merret me studimin e statistikave, ka treguar këto ditë edhe mundësitë për secilën përfaqësuese që mund të fitojë kompeticionin më të rëndësishëm. Spanja me 22% është e shkëputur nga pjesa tjetër, e ndjekur nga Argjentina me 14%, Franca 9%, Anglia 8% dhe Brazili 5%.

Golashënues në Botërorë

Futbollisti                Nd          Gola

Klose (Gjer)             24            16

Messi (Argj)            27            16

Ronaldo (Por)          19            15

Myler (Gjer)            14            13

Mbappe (Fra)           15            14

 

Grupi G

Skuadrat                     Nd       P

Zelanda e Re               1          1

Iran                              1          1

Belgjikë                       1          1

Egjipt                          1          1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Belgjikë-Egjipt                        1-1

E martë, 16 qershor 2026

Iran-Zelanda Re                      2-2

E dielë, 21 qershor 2026

Belgjikë-Iran               21:00

E hënë, 22 qershor 2026

Zelendë R-Egjipt        03:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Egjipt-Iran                   05:00

Zelandë R-Belgjik       05:00

 

Grupi H

Skuadrat                     Nd       P

Uruguaj                       1          1

Arabia Saudite             1          1

Spanjë                         1          1

Kepi Gjelbër                1          1

Ndeshjet në Grup

E hënë, 15 qershor 2026

Spanjë-Kepi Gjelbër               0-0

E martë, 16 qershor 2026

Arabia S-Uruguaj                   1-1

E dielë, 21 qershor 2026

Spanjë-Arabia S          18:00

E hënë, 22 qershor 2026

Uruguaj-Kepi Gj         00:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Kepi Gj-Arabia S        02:00

Uruguaj-Spanjë           02:00

 

Grupi I

Skuadrat                     Nd       P

Norvegji                      1          3

Francë                         1          3

Senegal                        1          0

Irak                              1          0

Ndeshjet në Grup

E martë, 16 qershor 2026

Francë-Senegal                        3-1

E mërkurë, 17 qershor 2026

Irak-Norvegji              1-4

E hënë, 22 qershor 2026

Francë-Irak                  23:00

E martë, 23 qershor 2026

Norvegji-Senegal        02:00

E premte, 26 qershor 2026

Norvegji-Francë          21:00

Senegal-Irak                21:00

 

Grupi J

Skuadrat                     Nd       P

Argjentinë                   1          3

Austri                          1          3

Jordani                        1          0

Algjeri                         1          0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Argjentinë-Algjeri                   3-0

Austri-Jordani                         3-1

E hënë, 22 qershor 2026

Argjentinë-Austri        19:00

E martë, 23 qershor 2026

Jordani-Algjeri            05:00

E dielë, 28 qershor 2026

Algjeri-Austri  04:00

Jordani-Argjentinë      04:00

 

Grupi K

Skuadrat                     Nd       P

Kolombi                      1          3

RD Kongo                   1          1

Portugali                      1          1

Uzbekistan                  1          0

Ndeshjet në Grup                       

E mërkurë, 17 qershor 2026

Portugali-RD Kongo   1-1

E enjte, 18 qershor 2026

Uzbekistan-Kolumbi   1-3

E martë, 23 qershor 2026

Portugali-Uzbekis       19:00

E mërkurë, 24 qershor 2026

Kolumbi-Kongo          04:00

E dielë, 28 qershor 2026

Kolumbi-Portugal       01:30

Kongo-Uzbekista        01:30

 

Grupi L

Skuadrat                     Nd       P

Angli                           1          3

Gana                            1          3

Panama                        1          0

Kroaci                         1          0

Ndeshjet në Grup

E mërkurë, 17 qershor 2026

Angli-Kroaci               4-2

E enjte, 18 qershor 2026

Gana-Panama              1-0

E martë, 23 qershor 2026

Angli-Ganë                 22:00

E mërkurë, 24 qershor 2026

Panama-Kroaci            01:00

E shtunë, 27 qershor 2026

Kroaci-Ganë                23:00

Panama-Angli             23:00

 

Raundi 1/32 Finaleve

E dielë, 28 qershor 2026

2 A – 2 B                     21:00

E hënë, 29 qershor 2026

1 C – 2 F                      19:00

1 E – 3ABCDF            22:30

E martë, 30 qershor 2026

1 F – 2 C                      03:00

2 E – 2 I                       19:00

1 I – 3 CDFGH           23:00

E mërkurë, 1 korrik 2026

1 A – 3 CEFHI 03:00

1 L – 3 EHIJK 18:00

1 G – 3 AEHIJ 22:00

E enjte, 2 korrik 2026

1 D – 3 BEFIJ 02:00

1 H – 2 J                      21:00

E premte, 3 korrik 2026

2 K – 2 L                     01:00

1 B – 3 EFGIJ 05:00

2 D – 2 G                     20:00

E shtunë, 4 korrik 2026

1 J – 2 H                      00:00

1 K – 2 DEIJL             03:30